Njoftim

Për anulimin e konkursit të datës 29.05.2020 për pozitën e “Kryeshefit Ekzekutiv” dhe “Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit” në Postën e Kosovës Sh.A.

Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës Sh.A. i njofton të gjithë kandidatët, të cilët kanë aplikuar për pozitën e “Kryeshefit Ekzekutiv” dhe të “Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit” se më datë 09.07.2020 ka marrë vendim për anulimin e konkursit për këto pozita, për arsye se është njoftuar nga Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike që është në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, se Qeveria e Republikës së Kosovës ka lidhur Memorandum Bashkëpunimi me Ambasadën Britanike për asistencë lidhur me përzgjedhjen e pozitave të larta, ku përfshihet edhe përzgjedhja e zyrtarëve të lartë të ndërmarrjeve publike. Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës Sh.A. e mori këtë vendim për anulim të këtij konkursi, në mënyrë që të involvohet asistenca e Ambasadës Britanike që nga fillimi i këtij procesi dhe të jetë sa më transparent.

Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës Sh.A. i inkurajon të gjithë profesionistët që kanë aplikuar për këto pozita, të aplikojnë edhe në të ardhmen.

 

Me respekt,

Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës Sh.A.