Nën udhëheqjen e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi me ekipin e tij menaxherial, Posta e Kosovës përmes shërbimeve të veta, po i kthehet klientëve të saj.
Siç po shihet, çdo ditë po forcohet besimi i bizneseve vendore kosovare dhe ndërkombëtare në shërbimet e Postës së Kosovës.
Bizneset dhe konsumatorët e Postës së Kosovës, tash janë të sigurt se Posta ofron shërbime Shpejt, Sigurt dhe Lirë.
Sot U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, së bashku me Drejtorin e Shitjes dhe Marketingut, Burim Geci me bashkëpunëtoret Naxhije Zejnullahu-Shala dhe Liridon Mirena, kanë nënshkruar marrëveshjen për shpërndarjen e dërgesave Online në botën e Jashtme, Evropë e më gjerë me pronarin e Ndërmarrjes Prodhuese të Këpucëve, Rings Sh.p.k në Obliq, z. Fatos Shala.
Posta e Kosovës, ofron shërbim të shpejtë, të sigurt dhe të lirë, ndërsa fton të gjitha bizneset e Kosovës, prodhuesit dhe ofruesit e shitjeve online që të lidhin marrëveshje për shpërndarjen e dërgesave online ndërkombëtare, aty ku kemi sistemin e gjurmimit në kohë reale nga dërguesit deri në destinacion të pranuesit.
Shpejt, Sigurt dheLirë!