Me lidership profesional dhe me objektiv të ngritjes së të hyrave vetanake në listën e shumë partnerëve afarist të Postës së Kosovës, sot Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ndërmarrjen Publike Komunale, Stacioni i Autobusëve Sh.A., Prishtinë.
Kryeshefi Ekzketiv, Xhevdet Smakiqi, ka mirëpritur dhe falënderuar për marrëveshjen e arritur me Kryeshefin Ekzekutiv, Luan Hoti, nga ndërmarrja publike lokale, Stacioni i Autobusëve Sh.A., në Prishtinë.
Menaxhmenti i Postës së Kosovës Sh.A., në krye me Kryeshefin Ekzekutiv, do të vazhdoi të zgjeroi shërbimet për klientët e Postës, për realizimin e ngritjes së të hyrave vetanake, për t’i sjell stabilitet ndërmarrjes.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi, do të krijojë lehtësira dhe ofrim të shërbimeve të shpejta, të sigurta dhe të lira!