Menaxhmenti i Postës së Kosovës, ka filluar vitin e ri 2021 me mbarësi, duke vazhduar ritmin e nëshkrimit të kontratave të reja për shërbimin e shpërndarjes së dërgesave Online Ndërkombëtare.
Sot, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar Marrëveshjen me Klientin Good Fasst Posta.
Përfaqësuesit e të dy kompanive, me besim të plotë në njëra tjetrën dhe Klienti shprehën besimin dhe gatishmërinë për marrjen e shërbimit të shpërndarjes së dërgesave Online Ndërkombëtare nga Posta e Kosovës, si ndërrmarrje me traditë të gjatë në shërbim ndaj qytetarëve.
Posta e Kosovës është e fokusuar 100 % në ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve dhe qytetarëve të Kosovës me slloganin e Ri: SHPEJTË SIGURT dhe LIRË!