Posta e Kosovës nënshkruajti Marrëveshje me Klientin Good Fasst Posta për shërbimin e shpërndarjes së dërgesave Online Ndërkombëtare

Menaxhmenti i Postës së Kosovës, ka filluar vitin e ri 2021 me mbarësi, duke vazhduar ritmin e nëshkrimit të kontratave të reja për shërbimin e shpërndarjes së dërgesave Online Ndërkombëtare.

Sot, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar Marrëveshjen me Klientin Good  Fasst Posta.

Përfaqësuesit e të dy kompanive, me besim të plotë në njëra tjetrën dhe Klienti shprehën besimin dhe gatishmërinë për marrjen e shërbimit të shpërndarjes së dërgesave Online Ndërkombëtare nga Posta e Kosovës, si ndërrmarrje me traditë të gjatë në shërbim ndaj qytetarëve.

Posta e Kosovës është e fokusuar 100 % në ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve dhe qytetarëve të Kosovës me slloganin e Ri: SHPEJTË SIGURT dhe LIRË!

 

Ne e vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në këtë faqe dhe për të analizuar trafikun. Duke klikuar “Prano”, ju pajtoheni me përdorimin e tyre. Për më shumë informata, lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë.