Posta e Kosovës ishte pjesëmarrëse në forumin ndërkombëtar virtual të postave të vogla, të Sllovenisë, Malit të Zi, Libanit, Omanit, ishujve të Barbadosit, Maldiveve, Maltës, Mauritiusit, Islandës, si dhe me përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare të UPU-së.
Në këtë forum të platformës Zoom, Postën e Kosovës e përfaqësuan Drejtori i Shitjes dhe Marketingut, Burim Geci dhe Menaxherja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Argjirë Grapci, të cilëve iu dha përkrahje të madhe edhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi.
Për shkak të gjendjes me pandemi globale, ishte e pamundur mbajtja e forumit në Maltë, ashtu siç ishte e paraparë për këtë vit, megjithatë ajo u mundësua përmes teknologjisë, ku homologët e postave të këtyre vendeve, në këtë forum virtual shkëmbyen përvojat e tyre me Postën e Kosovës.
Konkluzioni i përbashkët i këtij forumi për mbijetesën financiare të postave, ishte aplikimi i shërbimit të dërgesave online vendore, që për ne është një udhërrëfyes se kah do të koncentrohemi si Postë e Kosovës.