Video konferencë në mes të Postës së Kosovës dhe Postës Gjermane

Sot Posta e Kosovës zhvilloi një video konferencë me Postën Gjermane, në të cilën morën pjesë U.D. Zëvendës KE, Fakete Kadiu, U.D. Drejtoresha e Resurseve Njerëzore dhe AP, Valbona Shala-Thaqi, si dhe Menaxherja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Argjirë Grapci.

Nga Posta Gjermane, në video konferencë prezantoi Zëvendës Presidenti për Import, Negociata dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Stefan Alter së bashku me Shefin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Felix Blaich.

Konferenca virtuale e realizuar përmes Skype, ishte shumë miqësore në mes të homologëve të të dy administratave postare, në të cilën u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok në fusha të ndryshme, për të tejkaluar sfidat e mbijetesës së shërbimit postar në këtë kohë të Pandemisë COVID-19.