Posta e Kosovës edhe sot lidhi një kontratë për shërbimet postare të dërgesave online ndërkombëtare, me Intermedico Japan Europe L.L.C.
Kjo kontratë u nënshkrua në mes të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe drejtorit të Intermedico Japan Europe L.L.C., Mithat Haxhiislami. Kontrata po ashtu ka të bëjë me shpërndarjen e dërgesave të blerjeve online që bëhen në Kosovë dhe përmes Postës së Kosovës, ato shpërndahen në të gjithë botën.
Pra, ky Shërbim i dedikohet kryesisht kompanive të cilat merren me shitjen e produkteve online ndërkombëtare, duke iu përshtatur nevojave të tregut, zhvillimit të teknologjisë dhe nevojës për ofrimin e shërbimeve të reja.
U.D. Kryeshefi Smakiqi dhe drejtori Haxhiislami, u zotuan në zbatimin e kësaj kontrate atraktive për konsumatorët tanë, ndërsa Posta e Kosovës mbetet e hapur për bashkëpunime edhe me bizneset tjera vendore dhe të huaja për veprimtari të ngjashme.