Takimi i U.D. Kryeshefit Ekzekutiv me Komitetin Mbikëqyrës të IFJB-së

Sot U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, mori pjesë në takimin e rregullt të Komitetit Mbikëqyrës të IFJB-së të Postës së Kosovës të udhëhequr nga kryesuesi, Zair Imeri.

Në këtë takim anëtarët e Komitetit Mbikëqyrës, Sabit Vokshi dhe Besart Morina, raportuan për punën e tyre dhe veprimtarinë e tre-mujorit 2020 të IFJB-së, për vështirësitë, sfidat dhe të arriturat gjatë kësaj periudhe në këtë kohë pandemie.

IFJB-ja në kuadër të Postës së Kosovës, ka realizuar disa kontrata të produkteve inovative në shërbim ndaj qytetarëve, prandaj për të fuqizuar edhe më tepër këtë segment të rëndësishëm financiar të ndërmarrjes, U.D. Kryeshefi Smakiqi i dha mbështetje të fuqishme Komitetit Mbikëqyrës.

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, shpalosi strategjinë e tij që kjo njësi biznesore si njëra ndër shtyllat kryesore e të hyrave vetanake të Postës së Kosovës, t’i dyfishojë ato, ndërsa kërkoi nga Komiteti Mbikëqyrës që të zhvilloi e zgjeroi produktet dhe shërbimet e reja, konform licensës së BQK-së për IFJB-në duke përfshirë; transferin e parave, pagesat online, shkëmbimorën, etj.