Kryetari i BPD dhe U.D. Kryeshefi Ekzekutiv me bashkëpunëtorë, vizituan Qendrën Tranzite Postare

Sot, Kryetari i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, Leonard Shabanaj, së bashku me U.D. Kryeshefin Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, Drejtorin e Kontrollit të Brendshëm, Gazmend Isufi dhe me Shefin e Njësive Mbështetëse, Faton Thaçi, vizituan Qendrën Tranzite Postare në Fushë Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, ata u takuan me stafin e QTP-së dhe sektorin e transportit të Postës së Kosovës, të cilët i falënderuan për punën e tyre në këtë kohë pandemie, si dhe i njoftuan për projektet e reja që Posta e Kosovës ka filluar t’i implementoi.

Zyrtarët e lartë të ndërmarrjes, rëndësi të veçantë i kanë kushtuar lansimit të Shërbimit të ri Online Vendore dhe Online Ndërkombëtare, për fillimin e këtij projekti raportoi menaxheri përgjegjës, Dren Shahini, i cili u zotua se Posta e Kosovës është e gatshme me besnikëri të lartë ndaj klientëve të saj që t’ju ofroj shërbime cilësore dhe të sigurta.

Bordi, Menaxhmenti  dhe i gjithë stafi i Postës së Kosovës, në bashkëveprim dhe me përkushtim të lartë, do t’i tejkalojnë me sukses sfidat e pandemisë, në ruajtjen dhe dorëzimin e sigurt të porosive të klientëve tanë!