Sali Çekaj, Hero i Kosovës në pulla postare 

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj vë në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës.”

Emisioni i pullave postare për Sali Çekajn, Hero i Kosovës, është pjesë e shënimit përkujtimor në qytetin e Shtutgartit, ku Sali Çekaj për vite me radhë ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për çështjen e Kosovës.

Ky emision i pullave postare bëhet në 25-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, në shenjë nderimi për figurën e “Veteranit” dhe për të gjithë ata që ranë për liri.

Posta e Kosovës vazhdon të nderojë personalitete atdhetare me imazhe të pullave postare të Filatelisë së saj, me të cilat do të afirmojë shtetin e Kosovës në mbarë botën.