Posta nderon veprat e artistit Tahir Emra

Në kuadër të tematikës ‘’Arti vizual – Tahir Emra’’, Filatelia e Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim tre pulla postare me imazhet artistike të piktorit të shquar kosovar, Tahir Emra, të titulluara: Vatra-oxhaku, Piknik në Çabrat dhe Peizazh.

Piktori Emra, që nga fillimi kishte një rrugëtim të sigurt në formësimin e tij me shprehje përmbajtjesore, i cili hyri në mesin e krijuesve të mëdhenj që patën idealizmin e theksuar, e që vizatimin e pati përherë si pikënisje të lartë për realizimin e veprave të larta artistike.

Ngjyra, për piktorin Tahir Emra, është alfa dhe omega e shpërfaqjes së tij kreative në pikturë, që për 60 vite krijimtari rrugëtoi sigurt nëpër faza. Këtë sens e vërejmë edhe në peizazhet nga vendlindja e tij Gjakova, mbi Çabratin, të cilit i kushtoi poezi me ngjyra në mënyrën më të lartë pikturore.

Filatelia e Postës së Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të afirmojë vlerat tona artistike dhe kombëtare.

 

 

Ne e vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në këtë faqe dhe për të analizuar trafikun. Duke klikuar “Prano”, ju pajtoheni me përdorimin e tyre. Për më shumë informata, lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë.