Kryeshefja e Postës së Kosovës me bashkëpunëtorë, vizitojë Komunën e Drenasit

Sot U.D. Kryeshefja Ekzekutive,  znj. Vjollca Shala-Mulaj me bashkëpunëtorë të saj, ishte për vizitë pune në Komunën e Drenasit, të cilët i mirëpriti Kryetari  Z. Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë të tij.

U.D. Kryeshefja Shala-Mulaj, falënderojë Kryetarin Lladrovci dhe zyrtarët e Komunës së Drenasit për bashkëpunimin e gjertanishëm me Postën e Kosovës, ndërsa i dhurojë disa ekzemplarë të pullës postare me imazhin e heronjve kombëtar, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Dy delegacionet shprehën vullnetin e tyre që edhe në të ardhmen të zgjerojnë bashkëpunimin reciprok.

 

 

Ne e vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në këtë faqe dhe për të analizuar trafikun. Duke klikuar “Prano”, ju pajtoheni me përdorimin e tyre. Për më shumë informata, lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë.