Posta u vizitua nga Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës

Postën e Kosovës sot e vizitoi Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Fikrim Damka, i cili u mirëprit nga Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, z. Mentor Arifaj, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Salih Morina me dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me gjendjen aktuale të Postës së Kosovës, si dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në mes të Postës së Kosovës me Postën Turke, si dhe me institucionet tjera relevante me veprim në Kosovë, Ambasadën Turke dhe Agjencinë shtetërore turke TIKA.

U.D. Kryeshefi Morina, njoftoi Nënkryetarin z. Damka për numrin e punonjësve të minoritetit turk në Postën e Kosovë, si dhe për zyrat postare  të alokuara në zonat e banuara me komunitetin turk si në Mamushë dhe Prizren.

Kryesuesi i BPD  Arifaj, njoftoi z.Damka me projektet që po i zhvillon Posta e Kosovës, siç ishte ky i fundit “Postës Mobile” në komunën e Prishtinë, projekt i cili ka shërbyer për ofrimin e shërbimeve tek qytetarët në këtë kohë pandemie, prandaj nëse paraqitet nevoja do të zgjerohet edhe në zonat ku banon minoriteti turk.

Z. Damka shprehi gatishmërinë e tij që të ndihmoi në përafrimi e Ndërmarrjes tonë me institucionet e lartë cekura, si dhe institucionet tjera relevante. Ndërsa theksoi se në të ardhmen do të ishte mirë që punëtorët e rekrutuar në zyrat postare në zonat e banuara me komunitetin turk të vihet si kriter shtesë edhe njohjen e gjuhës turke, si dhe të merren në konsideratë kuadrot e qytetarëve kosovar të shkolluar me bursat e Turqisë.