A janë gratë shtatzëna në rrezik më të lartë nga COVID-19?
Hulumtimi aktualisht është duke u zhvilluar për të kuptuar ndikimet e infeksionit COVID 19 tek gratë shtatzëna. Të dhënat janë të kufizuara, por për momentin nuk ka asnjë dëshmi se ato janë në rrezik më të lartë të sëmundjes së rëndë sesa popullata e përgjithshme.
Sidoqoftë, për shkak të ndryshimeve në trupin e tyre dhe sistemin imunitar, ne e dimë se gratë shtatzëna mund të preken keq nga disa infeksione të frymëmarrjes. Prandaj është e rëndësishme që ato të marrin masa paraprake për të mbrojtur veten kundër COVID-19, dhe t’i raportojnë simptomat e mundshme (përfshirë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje) tek ofruesi i tyre i kujdesit shëndetësor.
OBSH do të vazhdojë të rishikojë dhe azhurnojë informacionet dhe këshillat e saja sapo të bëhen më shumë prova të disponueshme.
Jam shtatzënë. Si mund ta mbroj veten ndaj COVID-19?
Gratë shtatzëna duhet të marrin të njëjtat masa paraprake për të shmangur infeksionin COVID-19 si njerëzit e tjerë. Ju mund të ndihmoni të mbroheni duke:
· Larë duart shpesh me sapun dhe ujë ose duke i fërkuar me bazë alkooli.
· Mbajtur distancën e hapësirës mes vetes dhe të tjerëve.
· Shmangur prekjen e syve, hundës dhe gojës.
· Praktikuar higjienën e frymëmarrjes. Kjo do të thotë të mbuloni gojën dhe hundën me bërryl të përkulur ose faculetë kur kollitni ose teshtitni. Pastaj hidhni menjëherë faculetën e përdorur.
Nëse keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor herët. Thirrni përpara se të shkoni në një institucion shëndetësor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve tuaja lokale shëndetësore.
Gratë shtatzëna dhe gratë që kanë lindur kohët e fundit – përfshirë ato të prekura nga COVID-19 – duhet t’i ndjekin terminet e tyre të kujdesit rutinor.
A duhet të testohen gratë shtatzëna për COVID-19?
Protokollet e testimit dhe pranueshmëria ndryshojnë në varësi të vendit ku jetoni.
Sidoqoftë, rekomandimet e OBSH-së janë që gratë shtatzëna me simptoma të COVID-19 duhet të jenë me përparësi për testimin. Nëse ato kanë COVID-19, ato mund të kenë nevojë për kujdes të specializuar.
A mund të kalojë COVID-19 nga një grua tek fëmija i saj i palindur ose i porsalindur?
Ende nuk e dimë nëse një grua shtatzënë me COVID-19 mund ta kalojë virusin te fetusi ose foshnja e saj gjatë shtatzënësisë ose lindjes. Deri më tani, virusi nuk është gjetur në mostrat e lëngut amniotik ose të qumështit të gjirit.
Çfarë kujdesi duhet të jetë në dispozicion gjatë shtatzënësisë dhe lindjes së fëmijëve?
Të gjitha gratë shtatzëna, përfshirë ato me infeksione të konfirmuar ose të dyshuar COVID-19, kanë të drejtën e një kujdesi me cilësi të lartë para, gjatë dhe pas lindjes së fëmijës. Kjo përfshin kujdes shëndetësor antenatal/paralindjes, të porsalindur, pas lindjes dhe shëndetit mendor.
Një përvojë e sigurt dhe pozitive e lindjes së fëmijëve përfshin:
· Duke u trajtuar me respekt dhe dinjitet;
· Të kenë një shoqërues të zgjedhur të pranishëm gjatë lindjes;
· Komunikim i qartë nga personeli i maternitetit;
· Strategjitë e përshtatshme për lehtësimin e dhimbjes:
· Mobilitet/Lëvizshmëri në lindje, kur është e mundur, dhe pozicioni i lindjes sipas zgjedhjes.
Nëse COVID-19 dyshohet ose konfirmohet, punonjësit e shëndetit duhet të marrin masat e duhura për të zvogëluar rreziqet e infeksionit ndaj vetvetes dhe të tjerëve, përfshirë përdorimin e duhur të veshjeve mbrojtëse.
A duhet të lindin gratë shtatzëna me prerje cezariane kur ato janë me COVID-19 të dyshuar ose të konfirmuar?
Jo. Këshilla e OBSH-së është që prerjet cezariane duhet të kryhen vetëm kur justifikohen nga aspekti mjekësor.
Mënyra e lindjes duhet të individualizohet dhe të bazohet në preferencat e një gruaje krahas indikacioneve obstetrike.
A munden gratë me COVID-19 t’i japin gji foshnjes?
Po. Gratë me COVID-19 mund t’i japin gji foshnjës nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë. Ato duhet të:
· Praktikojnë higjenën e frymëmarrjes gjatë ushqyerjes, duke veshur një maskë kur është në dispozicion;
· Lajnë duart para dhe pasi të kenë prekur foshnjën;
· Pastrojnë dhe dezinfektojnë në mënyrë rutinore sipërfaqet që kanë prekur.
A mund ta prek dhe ta mbaj fëmijën tim të porsalindur nëse kam COVID-19?
Po. Kontakti i ngushtë dhe ushqyerja me gji e hershme, ekskluzivisht ndihmon foshnjën të zhvillohet mirë ose fuqishëm. Ju duhet të mbështeteni për:
· T’i dhënë gji foshnjes në mënyrë të sigurt, me higjenë të mirë të frymëmarrjes;
· Të mbani të porsalindurin kontakt me lëkurën tuaj, dhe
· Të ndani një dhomë me fëmijën tuaj.
Duhet të lani duart para dhe pasi të keni prekur foshnjën tuaj dhe t’i mbani të pastra të gjitha sipërfaqet.
Unë kam COVID-19 dhe nuk jam shumë mirë që t’i jap gji fëmijës tim direkt. Çfarë mund të bëj?
Nëse jeni shumë keq për ta ushqyer fëmijën me gji për shkak të COVID-19 ose komplikimeve të tjera, duhet të mbështeteni që t’i siguroni fëmijës suaj qumështin e gjirit në një mënyrë të mundshme, të disponueshme dhe të pranueshme për ju. Kjo mund të përfshijë:
· Nxerrjen e qumështit;
· Rifillimi i ushqyerjes me gji pas një hendeku/pauze kohore;
· Donator/dhurues i qumështit njerëzor.
18 March 2020 – OBSH