Vizita e KE në Viti dhe në Gjilan

Megjithëse Vitia ndodhet në karantinë, Zyra Postare në këtë qytet është duke punuar rregullisht me punonjës që duke mos kursyer asgjë janë në dispozicion të secilit qytetar që ka nevojë për shërbimet e Postës së Kosovës.

Edhe në Zyrën Postare në qytetin e Gjilanit është duke u punuar me përkushtim të lartë, në interes të të  gjithë qytetarëve. Sikurse në zyrat tjera, edhe punonjësit tanë në Gjilan dhe në Viti janë të pajisur me maska, doreza dhe preparate dezinfektuese.

Gjatë vizitës së sotme në këto dy qytete, Kryeshefi Ekzekutiv Shefqet Avdija ka përgëzuar punonjësit e për performancën e tyre në punë, pavarësisht rrethanave të vështirësuara.

I shoqëruar nga Zyrtari Kryesor Financiar, Behxhet Maliqi dhe Menaxheri i Postës për regjionin e Gjilanit, Artan Qerimi, Kryeshefi Shefqet Avdija ka takuar konsumatorë të cilët janë shprehur të kënaqur me pritjen dhe shërbimet që iu ofrohen në Gjilan dhe në Viti.

Kryeshefi Ekzekutiv ka ofruar përkrahje për çdo kërkesë apo nevojë që mund të kenë punonjësit gjatë fazës emergjente.

Krahas institucioneve te tjera vitale, Posta e Kosovës është funksionale në çdo komunë të vendit tonë, përkundër s fidave te ndryshme.