Janë koli për të cilat dërguesi nuk kërkon ndonjë shërbim të veqant. Për këto koli vlera maksimale e deklaruar është 100€.
Çdo koli duhet të amballazhohet dhe të mbyllet në një menyrë të tillë që ti pershtatet peshës, formes dhe natyrës së përmbajtjes si dhe mënyrës së transportimit. Amballazhimi dhe mbyllja duhet të mbrojnë përmbajtjen kundrejt shtypjes dhe dëmtimit nga prekjet e përsëritura si dhe të jenë të tilla që të bëjnë të pamundur ngacmimin e përmbajtjes pa lënien e gjurmëve të dukshme të dhunimit.
Ato duhet të jenë të ambalazhuara dhe te mbyllura në menyrë të tillë që të mos kërcenojnë shëndetin e punonjësve si dhe te shmangin cdo dëmtim në rast se ato përmbajnë sende që mund të lendojnë punonjësit e ngarkuar me përpunimin e tyre, të ndotin apo të dëmtojne kolitë e tjera ose paisjet postare.
Kolit me vlerë të deklaruar – janë të gjitha dërgesat koli postare që dërguesi kërkon të deklaroje vlerën e sajë në përputhje me natyrën e sendeve apo të mallrave që ka përmbajtja e kolisë.
Paqetimi dhe mbyllja e kolisë me vlere behet sipas standardeve te amaballazhimit te kolive me vlere duke iu referuar përmbajtjes, peshes, formes dhe mënyres se transportit. Derguesi eshte i obliguar qe ne këndin e majte te poshtëm te shënoi vlerën e sakte te deklaruar me numra dhe shkronja.Kolite me vlere nuk guxojnë te përmbajnë sende te ndaluara qe rrezikojnë procesin e transportit sic janë: armët e zjarrit,lendet radioaktive,lendet djegëse,lendet biologjike,narkotike etj.
Shërbimi Express, mund të përdoret te çdo lloj kolie duke u siguruar atyre përparësi krahasuar me kolitë e rëndomta në shperndarje.
Të gjitha dërgesat koli postare që kërkohen të trajtohet me shërbim ‘’Express’’ ju ngjitet një etikete me ngjyre të kuqe te çelët, ku është shënuar pastër fjala “Express”.
Kolit për te cilat dërguesi kërkon një lajmërim marrje/ fletkthesë do te përmbajnë te shtypura dhe te theksuara, ne anën e adresës, etiketat ‘’LM’’ ose ‘’A.R’’
Kolite e përmendura duhet te shoqërohen nga një formular ( P3 për trafikun vendor apo CN 07 , per trafikun ndërkombëtar.
Koli kaba
- Koli kaba konsiderohet:
- në qoftë se cilado përmasë kalon mbi 50cm,
- në qoftë se cilado qoftë nga dy përmasat e marra veç e veç kalojnë mbi 30cm,
- në qoftë se për shkak të formës së posaçme nuk mund të paloset me pakot e tjera,
- në qoftë se ka peshën më të madhe se 10 kg.
Çdo koli kaba dhe pjesa e përparme e letrës se dërgimit do te përmbajnë një etikete qe tregon me shkronja te trasha fjalën “Encombrant” (Kaba).
Administratat qe pranojnë kufijtë e përmasave te dhëna më lartë, mund te tarifojne si kaba çdo koli përmasat e se cilës kalojnë kufijtë e lartpërmendur, por pesha e saj është me e vogël se 10 kilogram. Ne kete rast, shënimi “Encombrant” duhet te plotësohet, vetëm mbi karte dërgimin, me fjalët “en vertu de l’article RE 206.1.5” (ne baze te nenit RE 206.1.5).
Shuma maksimale e pagesës shtese referuar ne nenin 23.3 te Konventës, është 50% e pagesës baze.
Koli kaba në trafikun e ndërkobëtar konsiderohet:
- çdo koli në qoftë se cilado përmasë e sajë më e gjatë kalon mbi 1.5m, nga gjithat paramasat parapara në total deri në 3m.
- në qoftë se për shkak të formës së posaçme nuk mund të paloset me pakot e tjera,
- në qoftë se ka peshën më të madhe se 10 kg.
Çdo koli kaba dhe pjesa e përparme e letrës se dërgimit do te përmbajnë një etikete qe tregon me shkronja te trasha fjalën “Encombrant” (Kaba).
Koli delikate
Nen rezervën për t’iu përgjigjur rregullave te përgjithshme te formimit dhe ambalazhimit, çdo koli e thyeshme duhet te pajiset, ose nga dërguesi ose nga zyra e origjinës, me një etiketë qe përmban një figure te shtypur me ngjyre te kuqe ne një sfond te bardhe dhe qe përfaqëson një gote.
Letër dërgimi do te përmbajë shume dukshëm ne pjesën e përparme shënimin “Colis fragile” (Koli e theyshme), te shkruajtur me dore ose te shtypur mbi nje etikete.
Çdo koli, natyre e thyeshme e përmbajtjes te se cilës është treguar nga çfarëdo shenje te jashtme te ngjitur nga dërguesi, duhet te pajiset nga zyra e origjinës me etiketën e përshkruar më lartë. Për ketë merret pagesa shtese përkatëse,e cila është plus 50% nga pagesa bazë. Ne qofte se dërguesi nuk dëshiron qe kolia te trajtohet si e thyeshme, zyra e origjinës e prishë shënimin qe ka bere
Përmasat e përbashkëta të kolive ( gjatësia + gjerësisa+ lartësia jo > 3m, ku asnjëra prej përmasave nuk mund të jetë më e madhe se 1,5m.
Kolitë në pajtim me shërbimet postare universale, pranohen me peshë deri në 20 kg, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me marrëveshje.