KARTËPOSTALJA

Kartëpostalja – është dërgesë e hapur e cila në anën e majtë është e dedikuar për shënimin të tekstit, ndërsa në anën e djathtë është dedikuar për adresën e marrësit. Është e përpunuar nga letra e fortë ose kartoni.

Pako e vogël

Pako e vogël – është dërgesë postare që përmban sende të ndryshme në sasi të vogla, si prodhime artistike, kaseta, disqe, CD, shirita magnetik, mostra tregtie ose pjesë të një sendi që shërben si mostër tregtie, pjesë këmbimi për aparatura, duke përjashtuar çdo mundësi për tu përdorur për qëllime biznesi. Pesha maksimale e pakos së vogël është deri në 2 kg.

Shtypshkrime

Shtypshkrimet – janë dërgesë e hapur që përmban libra, gazeta ose revista të cilat mundë të publikohet në treg rregullisht ose kohë pas kohe. Pranohen deri në peshën dy (2) kg, ndërsa në rastet kur përmbajtja është e pandarë atëherë pranohen deri në pesë (5) kg. Shtypshkrimet të cilat i dërgon dërguesi pa adresa të marrësit, konsiderohen si shtypshkrime të pa adresuara.

Sekogramet

Cekogramet – janë letrat e shtypura me Alfabetin e Braille-it (në formë pikash të ngritura) – të dedikuara personave të verbër, klishe me shenja të cekografisë apo incizime tonale si dhe letër speciale për persona të verbër.
E vetmja gjë që duhet bërë është që dërguesi mbi dërgesë ta vërë shenjën “Sekogram” – për trafikun vendor, ndërsa për atë ndërkombëtar – “Cekogramme”. Pesha maksimale e sekogramit nuk mund të jetë mbi 7 kg.
Këtë shërbim Posta e Kosovës e ofron falas.

Aerogramët

Aerogramët – janë dërgesa të shtypura në një letër, e cila paloset në mënyrë të tillë që të formohet një drejtkëndësh me dimenzione përafërsisht 110 x 220mm.
Aerogrami ka një faqe të pastër në dispozicion të dërguesit për ta plotësuar sipas kërkesës së tij. Në pjesën e sipërme ka të shënuar me germa të mëdha fjalën ”AEROGRAM” si dhe vendin për adresën e marrësit dhe dërguesit.
Aerogrami i palosur ka një anë të lyer me ngjitës (si kapaku i zarfit), i cili shërben për ta mbyllur aerogramin në mënyrë që të mos mund të lexohet përmbajtja. Marrësi për të lexuar aerogramin duhet ta pres në vendin e caktuar që është shënuar me një vijë dhe që lejon shpalosjen e rregullt të aerogramit.

Thasët “M”

Thasët “M” – janë një kategori e veçantë e thasëve postarë, në të cilët futen të gjitha shtypshkrimet me adresa të njëjta, me qëllim që t’i dërgohen përnjëherë të njëjtit marrës, në të njëjtin destinacion dhe nga i njëjti dërgues.
Thasët “M” sigurohen nga shërbimi postar vendor, me të drejtë kthimi nga administrata postare marrëse.