Posta e Kosovës fillon të enjten (23 prill) pilot-projektin “Posta mobile” me qëllim që të ofroj shërbime për qytetarët në ato zona ku nuk ka zyra postare.
“Posta mobile” fillimisht do të vendoset në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, tek shkolla fillore “7 marsi”, nga ora 09:00 – 11:00.
Ekipi tjetër do të ofroj shërbime në lagjen “Kodra e trimave”, pranë shkollës fillore “Zenel Hajdini” të kryeqytetit, nga ora 13:00 – 15:00.
Ky projekt është në kuadër të përpjekjeve të Postës që në koordinim me institucionet e Kosovës të lehtësoj jetën e qytetarëve pas vendimeve që kufizojnë lëvizjet e tyre për shkak të masave parandaluese kundër koronavirusit.
“Posta mobile” mundëson për këdo që ka nevoj të paguaj fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, gjoba të policisë, të blej mbushje të Valës, të paguaj Kujtesën, shërbime postare, e të tjera.
Përkushtimi i Postës së Kosovës në shërbim të qytetarëve nuk do të ndalet për asnjë moment!