Sot në Postën e Kosovës u mbajt një takim punues ndërmjet zyrtarëve të lartë të dy ndërmarrjeve publike qendrore, Postës së Kosovës dhe të KRU Prishtina.
Kryetari i Bordit të Përkohshëm të Postës së Kosovës, Mentor Arifaj dhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Salih Morina, i dëshiruan mirëseardhje delegacionit të KRU Prishtina, kryetarit të Bordit të Përkohshëm, Mentor Hyseni, u.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Sokol Xhafa dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Ky takim ishte në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet ndërmarrjeve tona, për shërbimin e pagesave në zyrat postare, si dhe shfrytëzimin e shërbimeve postare për nevojat e KRU Prishtina.
Në takim u formuan dy grupe punuese nga dy ndërmarrjet publike për të draftuar një marrëveshje të re, gjegjësisht një aneks të marrëveshjes ekzistuese, e cila do të përfshijë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit respektiv, për t’i lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrësit në takim u zotuan se do të përkrahin fuqishëm grupet punuese, për çështje me interes të përbashkët për të dy kompanitë, duke i inkurajuar ato ta nisin punën menjëherë!