Posta e Kosovës dhe Aksionari mbajtën Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore

Sot, drejtuesit e lartë të Postës së Kosovës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me Kryesuesen, Safija Beseni dhe U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Fakete Kadiu me bashkëpunëtorë të tyre, pritën në takim përfaqësuesit e aksionarit nga Ministria e Ekonomisë, Zv. Ministrin, Mentor Arifaj, Udhëheqësin e Njësisë për Politika dhe monitorim të Ministrisë së Ekonomisë, Besim Imeri dhe Zyrtaren e Lartë të ME-së, Shahe Kukaj.

Takimi kishte karakter të mbledhjes së përgjithshme vjetore të Postës së Kosovës me autorizimin e aksionarit të saj, Ministrinë e Ekonomisë, për shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare të Audituara të ndërmarrjes për vitin 2020, si dhe Raportin Vjetor të ndërmarrjes për vitin 2020.