Posta e Kosovës mirëpriti Ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçla dhe Zv.Ministrin e ME-së, Mentor Arifaj

Posta e Kosovës, sot pat kënaqësinë ta mirëpret Ministrin e MPB-së, z. Xhelal Sveçla, dhe Zëvendësministrin e ME-së, z.Mentor Arifaj.

Në takimin me Ministrin, Sveçla dhe Zv.Ministrin, Arifaj, morën pjesë Kryesuesja dhe dy Drejtorë të BPD-ve, si dhe U.D. Kryeshefja Ekzekutive e PK-së.

Në një atmosferë miqësore janë shqyrtuar mundësitë e  zgjerimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve, me fokusim të veçantë të lehtësimit në përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Në emër të Postës së Kosovës, U.D. KE, e siguroi Ministrin se do të mbetemi të përkushtuar, që të gjithë qytetarëve të ju qëndrojmë pranë me ofrim cilësor të të gjitha shërbimeve që ofron PK Sh.A., ndërkaq Ministri Sveçla u zotua se për këtë përkushtim të Postës, do të mbetet një përkrahës i vazhdueshëm i saj.