A kryen PK shërbim për dërgesat e shitjeve online për botën e jashtme?

Posta e Kosovës Sh.A. e ofron shërbimin për dërgesat me shitje online për bizneset, të cilat dëshirojnë t’i dërgojnë mallrat te klientët e tyre jashtë territorit të Kosovës.

Me çfarë lloji të shërbimit postar kryhet ky shërbim?

Ky shërbim kryhet me shërbimin e pakove të vogla, të cilat hyjnë në kategorinë e letër-dërgesave postare, ku pesha maksimale e dërgesave është 2 kg, kurse madhësia e pakos së vogël nuk guxon t’i kalojë 90 cmte tri dimensionet L+GJ+TH, ku njëra nga këto dimensione nuk guxon ta kalojë gjatësinë më të madhe se 60 cm.

Ku mund t’i dorëzojmë dërgesat e tilla?

Në të gjitha zyrat postare të PK-së.

Si bëhet pranimi në sportel?

Ambalazhimin dhe plotësimin e adresave të dërguesit dhe marrësit e bën dërguesi.

Po ashtu dërguesi është i obliguar që ta plotësojë në gjuhën angleze apo gjuhën e shtetit të destinimit deklaratën doganore CN 22. Deklarata duhet të plotësohet në përputhshmëri me përmbajtjen e dërgesës.

Varësisht nga përmbajtja, ambalazhimi duhet të jetë adekuat, në mënyrë që të mos dëmtohet malli apo dërgesat tjera.

Sportelisti është i detyruar që këtë lloj dërgese ta pranojë, ta peshojë dhe në bazë të peshës ta caktojë çmimin. Po ashtu, sportelisti është i detyruar që këtë dërgesë ta pajisë me etiketën me barkodin LC për shërbim komercial.

Çka është e ndaluar të dërgohet me këtë lloj dërgese?

Në shërbimin e postës së letrave ndalohen:

  • Dërgesat e postës së letrave që nuk plotësojnë kushtet e parashikuara me këtë udhëzim administrativ.
  • Lëndë plasëse, djegëse, helmuese, lëndë narkotike dhe psikotrope, lëndë biologjike e radioaktive, kafshë të gjalla, si dhe sende të tjera të turpshme dhe imorale.
  • Sende të çmueshme dhe çdo lloj materiali e malli që është i ndaluar të importohet ose të qarkullojë në vendin e destinacionit.
A mund të gjurmohet dërgesa (track& trace)?

Në bazë të etiketës me barkod të vendosur në dërgesa, dërgesat mund të gjurmohen deri tek marrësi i fundit.

Si bëhet gjurmimi?

Gjurmimi bëhet automatikisht në ueb faqen e PK-së tek moduli “gjurmo dërgesën duke dhënë numrin e dërgesës dhe duke e përcjellë dërgesën deri në rezultatin final të dorëzimit apo edhe të ndonjë statusi tjetër, si: të kthimit mbrapa, të ndaluar në dogana, të refuzimit, etj.

Sa është afati i shpërndarjes së dërgesave dhe shtetet për pranim?

Posta e Kosovës këtë shërbim e kryen në bashkëpunim me Postën Shqiptare. Operatori ndërmjetës PSH do të realizojë vijimin e të gjitha dërgesave postare në destinacionet përkatëse, duke garantuar përpjekje maksimale për shpërndarjen e tyre sipas afateve të mëposhtme:

Afati i shpërndarjes së këtyre dërgesave, varësisht nga zona, është 4 deri në 12 ditë pune – duke mos e llogaritur ditën e pranimit dhe festat në shtetin e destinimit.

GRUPI I  /SHTETET

FQINJE

GRUPI II /EUROPA GRUPI III /SHTETET E TJERA

TE BOTES

GRUPI IV/SHTETET E LARGETA TE BOTES
1 SHQIPERI Nr SHTETI 1 AFRIKA E JUGUT 1 ARMENI
2 MAQEDONIA E VERIUT 1 ANGLI 2 ALGJERI 2 AUSTRALI
3 MALI I ZI 2 AUSTRI 3 ARABIA SAUDITE 3 BOLIVI
3 BELGJIKE 4 ARGJENTINË 4 BRAZIL
4 BOS. & HERC. 5 AZERBAJXHAN 5 BREGU I FILDISHTE
5 BULLGARI 6 BAHREIN 6 EKUADOR
6 DANIMARKE 7 BANGLADESH 7 KAMERUN
7 ESTONI 8 BJELLORUSI 8 KANADA
8 FINLANDE 9 EGJIPT 9 KAZAKISTAN
9 FRANCE 10 EMIR.E BASHK.ARABE 10 KILI
10 GJERMANI 11 ESTONI 11 KIRGISTAN
11 GREQI 12 ETIOPI 12 KOLUMBI
12 HOLLANDE 13 FILIPINE 13 KOSTA RIKA
13 HUNGARI 14 GANA 14 KUBA
14 IRLANDË 15 GJEORGJI 15 PANAMA
15 ITALI 16 HONG-KONG 16 PERU
16 KROACI 17 INDI 17 SENEGAL
17 LITUANI 18 INDONEZI 18 SINGAPOR
18 LUKSEMBURG 19 IRAK 19 TAILANDE
19 MALI I ZI 20 IRAN 20 USA
20 MALTE 21 ISLANDË 21 UZBEKISTAN
21 MAQEDONI 22 JAPONI 22 VENEZUELE
22 NORVEGJI 23 JORDANI 23 ZAMBIA
23 POLONI 24 KATAR 24 ZELANDA E RE
24 PORTUGALI 25 KENIA 25 ZIMBAWE
25 QIPRO 26 KINË
26 REPUBLIKA ÇEKE 27 KORE E JUGUT
27 RUMANI 28 KUVAJT
28 SERBI 29 LETONI
29 SLLOVENI 30 LIBAN
31 SUEDI 32 MALAJZI
56 TURQI 33 MALDIVE
32 UKRAINË 34 MAROK
33 ZVICER 35 MEKSIKË
36 MOLDAVI
37 NIGERI
38 OMAN
39 PAKISTAN
40 RUSI
41 SIRI LANKA
42 SLLOVAKI
43 TAILANDE
44 TUNIZI
45 UGANDA
46 URUGUAJ
47 VATIKAN
48 VIETNAM

  

Sa është çmimi për një dërgesë?

Dërgesat online – Trafiku Ajror (çmimorja)

LETER POSTE SHITJET ” ONLINE ” TRAFIKU NDËRKOMBËTAR
Shkalla Pesha Njësia EUROPË SHTETET TJERA
I Deri     –     100 gr copë 4.10 4.50
II Mbi 100gr –  250 gr copë 5.50 7.00
III Mbi250 gr –      500 gr  

copë

 

8.50

 

15.00

IV Mbi 500 gr – 1000 gr copë 14.50 22.00
V Mbi 1000 gr – 1500 gr copë 18.50 28.00
VI Mbi 1500 gr –  2000 gr copë 24.00 34.00

 

 

KOLITË POSTA / SHITJET ONLINE
 

 

Pesha

 

Njësia

GRUP I PARË SHTETET FQINJE GRUPI I DYTE EUROPA GRUPI I TRETË SHTETET TJERA GRUPI I KATERT SHTETET E LARGETA
Deri 1kg copë 13.00 18.00 30.00 35.00
1-3kg copë 19.00 27.00 44.00 57.00
3-5 kg copë 25.00 40.50 65.00 79.00
5-10 kg copë 40.00 63.00 100.00 129.00
10-15kg copë 55.00 85.50 135.00 165.00
15-20 kg copë 70.00 107.00 170.00 210.00

 

Nëse pranuesi nuk e pranon porosinë, çfarë ndodh me dërgesën? A duhet të paguajë dërguesi tarifë shtesë?

Për dërgesat deri në 2kg (letër postë ), ku hyjnë edhe pakot e vogla të këtij shërbimi, në rast të refuzimit nga marrësi nuk aplikohet asnjë tarifë shtesë për dërguesin për dërgesën që i kthehet mbrapa.

Të gjitha dërgesat, të cilat për një arsye nuk dorëzohen tek marrësi, Administrata Postare e destinimit është e obliguar t’i kthejë mbrapa me etiketën CN15, në të cilën përfshihen shkaqet e kthimit të dërgesës.

Çka ndodhë nëse një dërgesë e tillë humb nga ndonjë operator postar, a ka ndonjë kompensim?

Për çdo dërgesë të humbur, shuma e dëmshpërblimit do të jetë fikse sipas rregullave të përcaktuara në Konventën e UPU-së, 30 SDR (1 SDR ekuivalent me 1.2€ kurs ditor konvertibil) për çdo dërgesë të humbur, plus tarifa e paguar për postim.

Për çdo dërgesë të humbur dërguesi duhet ta iniciojë reklamacionin ndërkombëtar CN08, i cili e ka afatin e realizimit përfundimtar 3 muaj nga dita e inicimit (2 muaj realizimi nga data e inicimit dhe më së largu brenda 1 muaji nga dita e përfundimit të reklamacionit realizohet pagesa e kompensimit për klientin).

Kontaktet: tel 038 534 478, 038 534 779

E-mail: shitja_pk@postakosoves.com, info@postakosoves.com