Posta e Kosovës ka lansuar  shërbimin më të ri për konsumatorë ,,Dërgesat Online ” duke ju përshtatur nevojave të tregut, zhvillimit të teknologjisë dhe nevojës për ofrimin e shërbimeve të reja. Ky shërbim u dedikohet kryesisht kompanive të cilat merren me shitjen e produkteve online. Shërbimi  do të realizohet brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

Dërgesat online brenda territorit të Kosovës

 Për dallim nga shërbimet standarde që ofrohen nga Posta e Kosovës me peshë (gram) ky  shërbim do të aplikohet duke u bazuar në dimensione të dërgesave:

 

PESHA Njësia PËR BIZNESE  ( me kontrate )
Deri 250  gr copë 1.50
Mbi 250 – 500 gr copë 1.70
Mbi 500 – 1000 gr. copë 1.80
Mbi 1000 – 1500 gr copë 1.90
Mbi  1500 – 2000 gr. copë 2.00
 

Dërgesat nga  ( porositë/shitjet ) ”online”, në trafikun vendor  pranohen me peshë deri në 5kg., ndërsa nëse përmbajtja është e pandarë me tarifë  shtesë 0.25 € për  çdo kg. tjetër shtesë.

 

TARIFAT PËR TRANSPORT DORËZIM NË ZYRAT POSTARE  TË DËRGESAVE ONLINE NGA OPERATORET KURIER
pesha Njesia Sherbimi
deri 2 kg copë 0.50 € transport
Mbi 2 kg deri 5 kg copë 0.80 € transport

 

 

Pranimi i pakos mund të bëhet në secilën zyre postare nga ora 08:00 deri 21:00 shtatë dite javë. Punëtorët tonë të cilët punojnë në sportele ku bëhet pranimi i pakove do të jenë të gatshëm të japin edhe sqarime shtese sipas nevojës në lidhje me këtë shërbim .

Në raste kur sasia për shpërndarje është më e madhe ju do të kontaktoni zyrtarin nga Posta e Kosovës të regjionit përkatës (që do te caktohet pas nënshkrimit të kontratës) dhe zyrtari përgjegjës nga Posta e Kosovës do të bëjë pranimin e sasisë për shpërndarje dhe organizimin e distribuimit të dërgesave deri në destinacion.

Pranimi i porosisë (përmes formës elektronike ose telefonit) dhe dërgesës bëhet deri ora 16:00. Afati i shpërndarjes së këtyre dërgesave brenda regjionit është D+1 (dita e pranimit deri + 24 h), ndërsa dërgesat jashtë regjionit (viset rurale) është  D+24 – 48 h (dita e pranimit 24 – 48 h), eventualisht tentohet edhe pas 48 orëve nese pala nuk gjendet në adresë te destinimit dhe kërkon që dërgesa të ruhet deri në një përgjigje për pranimin e tyre.

 

Inkasimi i Faturave

Ky lloji shërbimi kryhet nga Posta e Kosovës për konsumatorët që kanë kontratë me Postën e Kosovës për shpërndarjen e këtyre dërgesave sipas kërkesës së konsumatorëve.

Inkasimi i të hyrave mund të bëhet vetëm për dërgesat brenda territorit të vendit tonë.  Tarifa shtesë për inkasimin e të hyrave nuk do të këtë por transaksionin bankar e bartë konsumatori e jo Posta e Kosovës. Shuma më e lartë për inkasimin e një faturë nuk duhet të kalojë shumën prej 500 €.

Barazimet në mes të Postës së Kosovës dhe konsumatorit të kontraktuar për këto shërbime bëhet në baza dekadore dhe në raste të caktuara sipas marrëveshjes në mes të Postës së Kosovës dhe konsumatorit. Barazimet Posta e Kosovës i bën duke ndalur shumën për shërbimin postar që i takon Postës së Kosovës në bazë të çmimores dhe pjesën tjetër që inkason si të hyra nga faturat e konsumatorit ti rimbursojë në llogarinë e paraqitur nga ana e konsumatorit.

 

Pranimi i dërgesave – Refuzimi i tyre

Dorëzimi i dërgesave bëhet,pasi punonjësi i postës të sigurohet për identitetin e marrësit, pasi ai ka paraqitur dokumentet zyrtare të njohura me ligje për identifikim. Klienti nuk mund të bëjë hapjen e dërgesës pa e bërë pagesën dhe nënshkrimin për pranimin e saj ,ngase në këtë rast Posta e Kosovës është vetëm ndërmjetësuese ose kryese e shërbimit postar dhe nuk është pjesë e marrëveshjes në mes të biznesit të caktuar dhe klientëve  të tyre.

Dërgesat e refuzuara nga ana e konsumatorëve – palës së tretë, Posta e Kosovës do ti kthejë në kohën më optimale te porositësi i shërbimit  dhe për këto dërgesa në kthim nuk do të kenë tarife shtesë. Bashkangjitur do të ketë arsyetimin për refuzimin e dërgesës nga ana e konsumatorit.

 

 

Kontaktet: tel 038 534 478, 038 534 779

E-mail: shitja_pk@postakosoves.com, info@postakosoves.com