A kryen PK shërbim për dërgesat e shitjeve online për botën e jashtme?

Posta e Kosovës Sh.A. e ofron shërbimin për dërgesat me shitje online për bizneset, të cilat dëshirojnë t’i dërgojnë mallrat te klientët e tyre jashtë territorit të Kosovës.

Me çfarë lloji të shërbimit postar kryhet ky shërbim?

Ky shërbim kryhet me shërbimin e pakove të vogla, të cilat hyjnë në kategorinë e letër-dërgesave postare, ku pesha maksimale e dërgesave është 2 kg, kurse madhësia e pakos së vogël nuk guxon t’i kalojë 90 cmte tri dimensionet L+GJ+TH, ku njëra nga këto dimensione nuk guxon ta kalojë gjatësinë më të madhe se 60 cm.

Ku mund t’i dorëzojmë dërgesat e tilla?

Në të gjitha zyrat postare të PK-së.

Si bëhet pranimi në sportel?

Ambalazhimin dhe plotësimin e adresave të dërguesit dhe marrësit e bën dërguesi.

Po ashtu dërguesi është i obliguar që ta plotësojë në gjuhën angleze apo gjuhën e shtetit të destinimit deklaratën doganore CN 22. Deklarata duhet të plotësohet në përputhshmëri me përmbajtjen e dërgesës.

Varësisht nga përmbajtja, ambalazhimi duhet të jetë adekuat, në mënyrë që të mos dëmtohet malli apo dërgesat tjera.

Sportelisti është i detyruar që këtë lloj dërgese ta pranojë, ta peshojë dhe në bazë të peshës ta caktojë çmimin. Po ashtu, sportelisti është i detyruar që këtë dërgesë ta pajisë me etiketën me barkodin LC për shërbim komercial.

Çka është e ndaluar të dërgohet me këtë lloj dërgese?

Në shërbimin e postës së letrave ndalohen:

  • Dërgesat e postës së letrave që nuk plotësojnë kushtet e parashikuara me këtë udhëzim administrativ.
  • Lëndë plasëse, djegëse, helmuese, lëndë narkotike dhe psikotrope, lëndë biologjike e radioaktive, kafshë të gjalla, si dhe sende të tjera të turpshme dhe imorale.
  • Sende të çmueshme dhe çdo lloj materiali e malli që është i ndaluar të importohet ose të qarkullojë në vendin e destinacionit.
A mund të gjurmohet dërgesa (track& trace)?

Në bazë të etiketës me barkod të vendosur në dërgesa, dërgesat mund të gjurmohen deri tek marrësi i fundit.

Si bëhet gjurmimi?

Gjurmimi bëhet automatikisht në ueb faqen e PK-së tek moduli “gjurmo dërgesën duke dhënë numrin e dërgesës dhe duke e përcjellë dërgesën deri në rezultatin final të dorëzimit apo edhe të ndonjë statusi tjetër, si: të kthimit mbrapa, të ndaluar në dogana, të refuzimit, etj.

Sa është afati i shpërndarjes së dërgesave?

Posta e Kosovës këtë shërbim e kryen në bashkëpunim me Postën Shqiptare. Operatori ndërmjetës PSH do të realizojë vijimin e të gjitha dërgesave postare në destinacionet përkatëse, duke garantuar përpjekje maksimale për shpërndarjen e tyre sipas afateve të mëposhtme:

Afati i shpërndarjes së këtyre dërgesave, varësisht nga zona, është 4 deri në 12 ditë pune – duke mos e llogaritur ditën e pranimit dhe festat në shtetin e destinimit.

 

Evropë 4 – 6 ditë pune
Amerikë/Australi 7 – 9 ditë pune
Azi 9 – 11 ditë pune
Afrikë 10 – 12 ditë pune

 

Shtetet për pranim:

1 AUSTRI 20 ÇEKI
2 BELGJIKË 21 QIPRO
3 BULLGARI 22 GREQI
4 KANADA 23 TURQI
5 ZVICËR 24 DANIMARKË
6 GJERMANI 25 SLLOVENI
7 SPANJË 26 BOSNJE-HERCEGOVINË
8 FRANCË 27 SERBI
9 ANGLI 28 SUEDI
10 KROACI 29 KINË
11 HUNGARI 30 KOREA
12 IZRAEL 31 ALGJERI
13 ITALI 32 FINLANDË
14 HOLANDË 33 IRLANDË
15 NORVEGJI 34 TAILANDË
16 POLONI 35 SINGAPOR
17 RUMANI 36 HONG KONG
18 RUSI 37 MAQEDONI
19 SHBA
Sa është çmimi për një dërgesë?

Shkalla

Pesha

I

Deri      –     100 gr

1.5

II

101 gr   –    250 gr

2.6

III

251 gr  –      500 gr

4.5

IV

501 gr   –   1000 gr

8.5

V

1001 gr-    1500 gr

11.1

VI

1501 gr –    2000 gr

15.6

Nëse pranuesi nuk e pranon porosinë, çfarë ndodh me dërgesën? A duhet të paguajë dërguesi tarifë shtesë?

Për dërgesat deri në 2kg (letër postë ), ku hyjnë edhe pakot e vogla të këtij shërbimi, në rast të refuzimit nga marrësi nuk aplikohet asnjë tarifë shtesë për dërguesin për dërgesën që i kthehet mbrapa.

Të gjitha dërgesat, të cilat për një arsye nuk dorëzohen tek marrësi, Administrata Postare e destinimit është e obliguar t’i kthejë mbrapa me etiketën CN15, në të cilën përfshihen shkaqet e kthimit të dërgesës.

Çka ndodhë nëse një dërgesë e tillë humb nga ndonjë operator postar, a ka ndonjë kompensim?

Për çdo dërgesë të humbur, shuma e dëmshpërblimit do të jetë fikse sipas rregullave të përcaktuara në Konventën e UPU-së, 30 SDR (1 SDR ekuivalent me 1.2€ kurs ditor konvertibil) për çdo dërgesë të humbur, plus tarifa e paguar për postim.

Për çdo dërgesë të humbur dërguesi duhet ta iniciojë reklamacionin ndërkombëtar CN08, i cili e ka afatin e realizimit përfundimtar 3 muaj nga dita e inicimit (2 muaj realizimi nga data e inicimit dhe më së largu brenda 1 muaji nga dita e përfundimit të reklamacionit realizohet pagesa e kompensimit për klientin).

Kontaktet: tel 038 534 478, 038 534 779

E-mail: shitja_pk@postakosoves.com, info@postakosoves.com