POSTA E KOSOVËS LIDHË MARRËVESHJE ME TERMOKOSIN

Sot U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Salih Morina ka nënshkruar një Marrëveshje me Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Termokos” Sh.A., Arsim Fetahu.

Me këtë marrëveshje të lidhur në mes të ndërmarrjeve tona publike, do t’ju lehtësohet qytetarëve konsumatorë të Termokosit, që nga qershori 2020 pagesat e faturave për ngrohje munden t’i kryejnë kudo në zyrat tona postare në çdo ditë pune pa provizion.

Falënderojmë udhëheqjen e NP “Termokosi” për besimin e tyre ndaj Postës së Kosovës, e cila edhe në këtë kohë pandemie i ka shërbyer dhe po vazhdon t’ju shërbejë me dinjitet qytetarëve tanë.