Posta e Kosovës thellon bashkëpunimin me institucione

Zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës, zhvilluan një takim pune me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Besian Mustafa.

U.D. Kryeshefja Ekzekutive e PK Sh.A. znj.Vjollca Shala Mulaj, prezantojë trendet aktuale të operatorit publik dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje publike.

Në takim u bisedua për përparësitë e Postës së Kosovës në kryerjen e shërbimeve për qytetarët, por edhe për bashkëpunimin e mundshëm në lëmi specifike mes Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Postës së  Kosovës.

Ministri Mustafa, po ashtu u informua edhe për të arriturat e Filatelisë së PK Sh.A.