Posta e Kosovës thellon bashkëpunimin me institucione dhe biznese

Në takimin me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi, morën pjesë U.D. Zëvendës Kryeshefja Ekzekutive e PK Sh.A., znj Fakete Kadiu dhe Drejtori i Shitjes dhe Marketingut, z. Burim Geci.

Përveç informimit për shërbimet ndaj qytetarëve që i ofron Posta e Kosovës, ata biseduan edhe për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në lëmine e shërbimeve të reja, siç është mundësia e promovimit të bizneseve kosovare përmes pullës komerciale dhe pullës postare.

 

Ne e vlerësojmë privatësinë tuaj

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në këtë faqe dhe për të analizuar trafikun. Duke klikuar “Prano”, ju pajtoheni me përdorimin e tyre. Për më shumë informata, lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë.