Posta me oferta bashkëpunimi edhe për Ministrinë e Mbrojtjes

Sipas agjendës së takimeve, zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës, realizuan një takim pune me Ministrin e Mbrojtjes, z. Anton Quni.

U.D. Kryeshefja Ekzekutive e PK Sh.A. znj.Vjollca Shala Mulaj, njoftojë Ministrin Quni për funksionimin e ndërmarrjes, si dhe biseduan lidhur me ofertat e favorshme që ka Posta e Kosovës për realizimin e projekteve të shërbimit postar me këtë institucion të ri qeveritar dhe shumë të rëndësishëm për shtetin.

Ministri u njoftua edhe me të arriturat e Filatelisë në Postën e Kosovës.