Posta rritë bashkëpunimin me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Sot U.D. Kryeshefja Ekzekutive, znj. Vjollca Shala-Mulaj së bashku me dy drejtorët e Postës së Kosovës, z. Faton Thaçi dhe z. Burim Geci, takuan Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica.

U.D. Kryeshefja, znj. Shala-Mulaj, falënderojë për bashkëpunim dhe mbështetje të deritanishëm të MPMS-së për Postën e Kosovës, ndërsa ftojë Ministrin,  z. Reçica për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fushat e tjera të rëndësishme, që prekin interesin e qytetarëve të Kosovës.

Ministri, z. Reçica dha mbështetje parimore kërkesave të Menaxhmentit të ndërmarrjes tonë, si dhe u zotua në thellimin e bashkëpunimit, duke mbështetur dy ekipet punuese respektive. Ndërsa U.D. Kryeshefja në shenjë falënderimi i dhurojë Ministrit një ekzemplar të Filatelisë me pulla postare.