Posta e Kosovës sot ka nënshkruar një kontratë për një shërbim të ri me konsumatorët, “Dërgesa Online”, duke iu përshtatur nevojave të tregut, zhvillimit të teknologjisë dhe nevojës për ofrimin e shërbimeve të reja.
Kontrata u nënshkrua në mes të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe drejtorit të iHeadlth Alkaline L.L.C., Adonis Morina, e cila ka të bëjë me shpërndarjen e dërgesave të blerjeve online që bëhen në Kosovë dhe përmes Postës së Kosovës, ato shpërndahen në të gjithë botën.
Ky shërbim u dedikohet kryesisht kompanive të cilat merren me shitjen e produkteve online, ndërsa e veçanta e këtij shërbimi është se oferta atraktive për konsumatorët bëhet me kohë optimale deri në destinacionin e arritjes së tyre.
U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, fton të gjitha bizneset kosovare dhe ndërkombëtare, që të lidhin marrëveshje komerciale dhe të shërbimit postar, si dhe për pagesa financiare jobankare, meqë Posta e Kosovës ka traditën e saj me kapacitet të lartë, duke ofruar siguri dhe shërbime cilësore për palët.
U.D. Kryeshefi Smakiqi dhe drejtori Morina, shprehen besueshmërinë reciproke lidhur me zbatimin e kësaj kontrate në shërbime atraktive ndaj klientëve tanë.