fbpx

Pulla postare “Dita e fëmijëve”

Posta e Kosovës, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare të titulluar “Dita e fëmijëve”.

Që nga miratimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve, më 20 nëntor 1989, kjo datë shënohet në shumë vende të botës e njohur si, “Dita universale e të drejtave të fëmijëve”.

Kjo ditë iu kushtohet fëmijëve me aktivitete të larmishme dhe festime me qëllim të rritjes së vëmendjes në drejtim të mirëqenies së tyre, por edhe sensibilizimin e të gjithëve për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Filatelia e Postës së Kosovës, me pamjet e këtyre dy pullave postare ia dedikon promovimit të të drejtave të fëmijëve, që ata t’i shohim përherë të lumtur me buzëqeshjen e ëmbël të tyre, sepse ata janë ardhmëria jonë dhe e vendit tonë!