Shëndeti Mendor dhe Konsideratat Psikosociale Gjatë Shpërthimit të COVID-19

Në janar të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli shpërthimin e sëmundjes së re koronavirus një Urgjencë të Shëndetit Publik me Shqetësim Ndërkombëtar. OBSH deklaroi se ekziston një rrezik i lartë i sëmundjes koronavirus 2019 (COVID-19) që ptë ërhapet në vendet e tjera të botës. Në Mars të vitit 2020, OBSH bëri vlerësimin se COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi.

OBSH dhe autoritetet e shëndetit publik në të gjithë botën po veprojnë për të frenojnë shpërthimin e COVID-19. Sidoqoftë, kjo kohë krize po gjeneron stres në popullatë. Këto konsiderata të shëndetit mendor u zhvilluan nga Departamenti i Shëndetit Mendor dhe i Përdorimit të Substancave të OBSH si mesazhe që synojnë grupe të ndryshme për të mbështetur mirëqenien mendore dhe psikosociale gjatë shpërthimit të COVID-19.

Popullsia e përgjithshme

1. COVID-19 ka afektuar dhe ka të ngjarë të prek njerëzit nga shumë vende, në shumë vende gjeografike. Mos e lidhni atë me ndonjë etni apo kombësi. Jini empatikë/të ndjeshëm për të gjithë ata që preken, brenda vendit dhe nga çdo vend. Njerëzit të prekur nga Covid-19 nuk kanë bërë asgjë të keqe, dhe ata meritojnë mbështetjen, dhembshurinë dhe mirësinë tonë.

2. Mos u referoni personave me sëmundje si “raste të COVID-19”, “viktima” “familje me COVID-19” ose “të sëmurët”. Ata janë “njerëz që kanë COVID-19”, “njerëz që po mjekohen për COVID19”, “njerëz që po shërohen nga COVID-19” dhe pasi të shërohen nga COVID-19 jeta e tyre do të vazhdojë me punët e tyre, familjet dhe të dashurit. Është e rëndësishme të veçoni personin nga një identitet i përcaktuar nga COVID-19, për të zvogëluar stigmën.

3. Minimizoni shikimin, leximin ose dëgjimin e lajmeve që ju bëjnë të ndiheni në ankth ose të pikëlluar; kërkoni informacione vetëm nga burime të besueshme dhe kryesisht për të ndërmarrë hapa praktikë për të përgatitur planet tuaja dhe për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj. Kërkoni azhurnime të informacionit në kohë të veçanta gjatë ditës, një ose dy herë. Një rrjedhë e papritur dhe pothuajse e vazhdueshme e raporteve të lajmeve për një shpërthim mund të bëjë që çdokush të ndjehet i shqetësuar. Merrni faktet; jo thashethemet dhe dezinformatat. Mblidhni

informacione në intervale të rregullta, nga faqja e internetit e OBSH-së dhe platformat e autoriteteve lokale të shëndetit, në mënyrë që t’ju ndihmojnë të dalloni faktet nga thashethemet. Faktet mund të ndihmojnë për të minimizuar frikën.

4. Mbroni veten dhe jini mbështetës ndaj të tjerëve. Ndihma për të tjerët në kohën e tyre të nevojës mund të jetë në dobi të personit që merr mbështetje, si dhe ndihmësit. Për shembull, të verifikoni me telefon fqinjët ose njerëzit në komunitetin tuaj të cilët mund të kenë nevojë për ndihmë shtesë. Të punosh së bashku si një komunitet mund të ndihmojë në krijimin e solidaritetit në adresimin e Covid-19 së bashku.

5. Gjeni mundësi për t’iu dhënë shtytje dhe theksuar historitë pozitive dhe shpresëdhënëse dhe imazhe pozitive të njerëzve lokalë që kanë përjetuar COVID-19. Për shembull, histori të njerëzve që janë rikuperuar ose që kanë mbështetur një të dashur dhe janë të gatshëm të ndajnë përvojën e tyre.

6. Respektoni dhe nderoni kujdestarët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor që mbështesin njerëzit e prekur me COVID-19 në komunitetin tuaj. Pranoni rolin që ata luajnë për të shpëtuar jetë dhe për të mbajtur të dashurit tuaj të sigurt.

Ofruesit e kujdesit për fëmijët

7. Ndihmoni fëmijët të gjejnë mënyra pozitive për të shprehur ndjenja të tilla si frika dhe trishtimi. Secili fëmijë ka mënyrën e vet për të shprehur emocione. Ndonjëherë përfshirja në një aktivitet krijues, siç është loja, dhe vizatimi mund ta lehtësojë këtë proces. Fëmijët ndjehen të lehtësuar nëse mund të shprehin dhe komunikojnë ndjenjat e tyre në një mjedis të sigurt dhe mbështetës.

8. Mbajini fëmijët afër prindërve dhe familjes së tyre, nëse konsiderohen të sigurta për fëmijën, dhe shmangni ndarjen e fëmijëve dhe kujdestarëve të tyre sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse një fëmijë duhet të ndahet nga kujdestari i tyre parësor, të sigurohuni që një kujdes i duhur alternativ të sigurohet dhe që një punonjës social, ose ekuivalent, do të ndjekë rregullisht fëmijën. Për më tepër, sigurohuni që gjatë periudhave të ndarjes, të mbahen kontakte të rregullta me prindërit dhe kujdestarët, të tilla si thirrjet telefonike ose videot e planifikuara dy herë në ditë ose një komunikim tjetër i përshtatshëm për moshën (p.sh., media sociale në varësi të moshës së fëmijës).

9. Ruani rutinat e zakonshme në jetën e përditshme sa më shumë që të jetë e mundur, ose krijoni rutina të reja, veçanërisht nëse fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpi. Siguroni aktivitete të përshtatshme për moshën, për fëmijët, përfshirë aktivitete për mësimin e tyre. Sa më shumë që të jetë e mundur, inkurajoni fëmijët të vazhdojnë të luajnë dhe të shoqërohen me të tjerët, edhe nëse vetëm brenda familjes kur këshillohen të kufizojnë kontaktet shoqërore.

10. Gjatë kohërave të stresit dhe krizës, është e zakonshme që fëmijët të kërkojnë më shumë lidhje dhe të jenë më kërkues ndaj prindërve. Diskutoni mbi COVID-19 me fëmijët tuaj duke përdorur një mënyrë të ndershme dhe të përshtatshme për moshën. Nëse fëmijët tuaj kanë shqetësime, adresimi i atyre së bashku mund të lehtësojë ankthin e tyre. Fëmijët do të vëzhgojnë sjelljet dhe emocionet e të rriturve për sinjale se si të menaxhojnë emocionet e tyre gjatë kohërave të vështira.

Të rriturit e moshuar, ofruesit e kujdesit dhe njerëzit me gjendje tjera/kronike shëndetësore

11. Të rriturit e moshuar, veçanërisht në izolim dhe ata me çrregullim të proceseve mendore/kujtesës, mund të bëhen më të shqetësuar, të zemëruar, të stresuar, të trazuar dhe të tërhequr gjatë shpërthimit/ ndërsa janë në karantinë.

Siguroni mbështetje praktike dhe emocionale përmes rrjeteve informale (familjeve) dhe profesionistëve të shëndetit.

12. Ndani fakte të thjeshta në lidhje me atë që po ndodh dhe jepni informacion të qartë se si të zvogëloni rrezikun e infeksionit me fjalë të cilat të moshuarit me / pa dëmtim mendor mund t’i kuptojnë. Përsëriteni informacionin kur është e nevojshme. Udhëzimet duhet të komunikohen në mënyrë të qartë, koncize me disa fjalë të shkurtra, por gjithëpërfshirëse, në mënyrë respektuese dhe të durueshme. Mund të jetë gjithashtu e dobishme që informacioni të shfaqet me shkrim ose në foto. Angazhoni familjen e tyre dhe rrjetet e tjera mbështetëse në ofrimin e informacionit dhe duke i ndihmuar ata të praktikojnë masa parandaluese (p.sh. larja e duarve etj.)

13. Nëse keni një gjendje kronike shëndetësore, sigurohuni që të keni qasje në ilaçet që jeni duke i përdorur aktualisht. Aktivizoni kontaktet tuaja sociale për t’ju siguruar ndihmë, nëse është e nevojshme.

14. Jini të përgatitur dhe dijeni paraprakisht se ku dhe si të merrni ndihmë praktike nëse është e nevojshme, si thirrja e një Taksi, dorëzimi i ushqimit dhe kërkimi i kujdesit mjekësor. Sigurohuni që të keni deri në 2 javë të gjitha ilaçet tuaja të rregullta që ju mund t’i kërkoni.

15. Mësoni ushtrime fizike të thjeshta ditore për t’i kryer në shtëpi, në karantinë ose izolim për të ruajtur lëvizshmërinë dhe për të zvogëluar mërzitjen.

16. Mbani rutinat dhe oraret e rregullta sa më shumë që të jetë e mundur ose ndihmoni në krijimin e të rejave në një mjedis të ri, duke përfshirë ushtrime të rregullta, pastrim, punët e përditshme, këndime, pikturë ose aktivitete të tjera. Ndihmoni të tjerët, përmes mbështetjes së bashkëmoshatarëve, të komunikuarit/verifikimi me fqinjët dhe kujdesit për fëmijët për personelin mjekësor i kufizuar në spitalet që luftojnë kundër COVID-19 kur është e sigurt për ta bërë këtë. Në përputhje me ato të

mëparshmet. Mbani kontakte të rregullta me të dashurit (p.sh. përmes telefonit ose qasjeve të tjera).

Njerëzit në izolim

17. Qëndroni të lidhur dhe mbani rrjetet tuaja sociale. Edhe kur jeni i izoluar, përpiquni sa më shumë që të jetë e mundur të mbani rutinat tuaja personale ditore ose të krijoni rutina të reja. Nëse autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar të kufizoni kontaktin tuaj fizik shoqëror për të përmirësuar shpërthimin, ju mund të qëndroni të lidhur përmes postës elektronike, mediave sociale, video konferencës dhe telefonit.

18. Gjatë kohës së stresit, kushtojini vëmendje nevojave tuaja dhe ndjenjave. Angazhohuni në aktivitete të shëndetshme që ju pëlqejnë dhe i gjeni si relaksuese. Ushtroni rregullisht, mbajini rutinat e rregullta të gjumit dhe hani ushqim të shëndetshëm. Mbajini gjërat në perspektivë. Agjencitë e shëndetit publik dhe ekspertët në të gjitha vendet po punojnë për shpërthimin për të siguruar disponueshmërinë e kujdesit më të mirë për të prekurit.

19. Një rrjedhë gati e vazhdueshme e lajmeve për një shpërthim mund të bëjë që çdokush të ndjehet i shqetësuar ose i pikëlluar. Kërkoni azhurnime informacioni dhe udhëzime praktike në momente specifike gjatë ditës nga profesionistë të shëndetit dhe uebfaqen e OBSH-së dhe shmangni dëgjimin ose ndjekjen e thashethemeve që ju bëjnë të ndiheni të parehatshëm.

Qëndroni të informuar

Gjeni informacionin më të fundit nga OBSH se ku po përhapet COVID-19: https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/situation-reports/

Këshilla dhe udhëzime nga OBSH për COVID-19: https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019 https://www.epi-win.com/

Adresimi i Stigmës Sociale:

https://www.epi-win.com/sites/epiwin/files/content/attachments/2020-02- 24/COVID19%20Stigma%20Guide%2024022020_1.pdf

Shënime udhëzuese për adresimin e Shëndetit Mendor dhe Aspektet Psikosociale të COVID-19: https://interagencystandingcommittee.org/iasc-reference-group-mental-health-and-psychosocialsupport-emergency-settings/briefing-note-about

Mars 18, 2020 OBSH