Drejtuesit e ekipit/Udhëheqësit ose menaxherët në institucionet shëndetësore (vlen edhe për të tjerët)
1. Mbajtja e të gjithë stafit të mbrojtur nga stresi kronik dhe shëndeti i dobët mendor gjatë këtij reagimi do të thotë që ata do të kenë një aftësi më të mirë për të përmbushur rolet e tyre. Sigurohuni që të mbani në mend se situata aktuale nuk do të largohet brenda natës dhe ju duhet të përqendroheni më parë në aftësinë profesionale afatgjatë se sa të përsërisim përgjigje afatshkurtra të krizave.
2. Sigurohuni që komunikimi me cilësi të mirë dhe azhurnimet e sakta të informacionit janë ofruar për të gjithë stafin. Lëvizni punëtorët në formë rotative nga ato funksione me stres-të-lartë në ato me stres-të-ulët. Bëni partnerë punëtorët e papërvojë me kolegët e tyre më me përvojë. Sistemi i shokëve/miqve ndihmon për të siguruar mbështetje, monitoruar stresin dhe bën forcimin e procedurave të sigurisë. Sigurohuni që personeli në terren të hyjë në komunitet në çifte. Iniconi, inkurajoni dhe monitoroni pushimet/pauzat në punë. Implementoni orare fleksibile për punëtorët që preken direkt ose kanë një anëtar të familjes të ndikuar nga një ngjarje stresuese. Sigurohuni që të ndërtoni në kohë që kolegët të ofrojnë mbështetje sociale për njëri-tjetrin.
3. Nëse jeni udhëheqës ekipi ose menaxher në një objekt shëndetësor, lehtësoni qasjen dhe sigurohuni që stafi është i vetëdijshëm se ku mund të kenë qasje në shërbimet e shëndetit mendor dhe të ndihmës psikosociale. Menaxherët dhe drejtuesit e ekipeve/udhëheqësit po përballen gjithashtu me stresorë të ngjashëm si stafi i tyre, dhe presion potencialisht shtesë në nivelin e përgjegjësisë së rolit të tyre. Është e rëndësishme që dispozitat e mësipërme dhe strategjitë të jenë në vend për punëtorët dhe menaxherët, dhe që menaxherët mund të jenë një model-shembull i strategjive të vetë-kujdesit për të zbutur stresin.
4. Orientoni reaguesit, përfshirë infermierët, drejtuesit e ambulancave, vullnetarët, identifikuesit e rasteve, mësuesit dhe drejtuesit e komunitetit dhe punëtorët në vendet e karantinës, se si të sigurohen mbështetje themelore emocionale dhe
praktike për personat e prekur duke përdorur ndihmën e parë psikologjike.2 Sipas Sphere (2011) dhe IASC (2007), ndihma e parë psikologjike (PFA) përshkruan një përgjigje humane, mbështetëse ndaj një qenieje njerëzore që vuan dhe që mund të ketë nevojë për mbështetje. PFA përfshin temat e mëposhtme:
Ø Sigurimi i një përkujdesje praktike dhe mbështetje, e cila nuk përzihet/imponohet;
Ø Vlerësimi i nevojave dhe shqetësimeve;
Ø Duke ndihmuar njerëzit për të adresuar nevojat themelore (për shembull, ushqimi dhe uji, informacioni);
Ø Duke dëgjuar njerëz, por jo duke iu bërë presion për të folur;
Ø Duke i ngushëlluar/inkurajuar njerëzit dhe duke i ndihmuar ata të ndjehen të qetë;
Ø Duke ndihmuar njerëzit të lidhen me informacionin, shërbimet dhe përkrahjet sociale;
Ø Duke mbrojtur njerëzit nga dëmtimet e mëtejshme.
PFA është për njerëzit e dëshpëruar që janë ekspozuar së fundmi në një ngjarje të rëndë krize. Ju mund të ofroni ndihmë për fëmijët dhe të rriturit. Sidoqoftë, jo të gjithë ata që përjetojnë një ngjarje krize e dëshirojnë atë, por bëjeni veten lehtësisht të disponueshëm për ata që mund të dëshirojnë mbështetje.
Kujdesuni për veten tuaj.
Të ndihmosh me përgjegjësi do të thotë gjithashtu të kujdeseni për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Si ndihmës, ju mund të ndikoheni nga ajo që jeni duke përjetuar në një situatë krize, ose ju ose familja juaj mund të preken drejtpërdrejt nga ngjarja. Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të veçantë mirëqenies suaj dhe të jeni të sigurt që jeni fizikisht dhe emocionalisht në gjendje t’i ndihmoni të tjerët. Kujdesuni për veten tuaj që të mund të kujdeseni sa më mirë për të tjerët. Nëse punoni në një ekip, jini të vetëdijshëm për mirëqenien e shokut tuaj ndihmës gjithashtu.
5. Menaxhoni ankesat urgjente të shëndetit mendor dhe neurologjik (p.sh. kllapi, psikozë, ankth të rëndë ose depresion) brenda ambienteve të urgjencës ose kujdesit shëndetësor të përgjithshëm. Personeli i përshtatshëm i trajnuar dhe i kualifikuar, kur koha lejon, mund të ketë nevojë të vendoset në këto vende kapaciteti i stafit të kujdesit shëndetësor të përgjithshëm në mbështetje të shëndetin mendor dhe psikosociale (shih mhGAP Udhëzues për Ndërhyrje Humanitare).
6. Sigurimi i disponueshmërisë së ilaçeve thelbësore (apo masave primare mbrojtëse për institucionet tjera), të përgjithshme psikotrope në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor. Njerëzit që jetojnë me gjendje të shëndetit mendor afatgjatë ose kriza epileptike do të kenë nevojë për qasje të pandërprerë në ilaçet e tyre, dhe ndërprerja e papritur duhet të shmanget.
Mars 18,2020 OBSH