U.D. Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovë, pjesë e panelit të Simpoziumit “Menaxheri i Suksesshëm faktor kyç në Zhvillimin Ekonomik”

Sot, U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Fakete Kadiu ishte e ftuar të merr pjesë në panelin e Simpoziumit me temë “Menaxheri i Suksesshëm faktor kyç në Zhvillimin Ekonomik”, të organizuar nga Departamenti Biznes dhe Menaxhment i Kolegjit Universum, në kampusin e Lipjanit.

U.D. Kryeshefja Kadiu, falënderoi, Prof.Ass.Dr. Filip Ruxho, Zv. President për Inovacion dhe Marrëdhënie me Jashtë dhe Drejtorin Ekzekutiv të Universum, Alejtin Berisha, për ftesën dhe mundësinë për të qenë pjesë e panelit të respektuar të këtij Simpoziumi.

Znj. Kadiu, së bashku me drejtorin e Premium Bank të Raiffaisen Bank, Erik Roka, themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë dhe informacionit LinkPlus IT, Ermal Sadiku, shkëmbyen përvojat e tyre mbi menaxhimin e suksesshëm, ndërsa me nga një fjalë rasti, studentëve iu drejtuan edhe mysafirët e Simpoziumit, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka dhe Drejtori Ekzekutiv i Universum, Alejtin Berisha.

Posta e Kosovës, përveç bashkëpunimit që ka me të gjitha institucionet shtetërore, me ndërmarrje publike, banka biznesi e universitete publike, ajo po shtrinë rrjetin e partneritetit edhe me kolegje private të Kosovës, me qëllim të zhvillimit dhe ekspozimit të veprimtarisë afariste të saj.

Në këtë Simpozium, U.D. Kryeshefja Ekzekutive, në fjalën e saj shpalosi mënyrën e menaxhimit të ndërmarrjes, ballafaqimin me sfidat për funksionimin e ndërmarrjes në arritjen e rezultateve, si dhe vizionin dhe planin strategjik të mirëfilltë të Postës së Kosovës. Ajo theksoi partneritetin ndërinstitucional si element kyç për arritjen e suksesit në lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.

Në përfundim të Simpoziumit, pran kolegjit Universum, teksa po shkëmbenin përshëndetjet me të ftuarit, rastisi që Drejtori Berisha të pranoi një dërgesë postare nga postieri i Postës së Kosovës, i cili po kryente detyrën e tij të zakonshme me zell e përkushtim. Kjo ishte përmbyllja më e këndshme e mundshme e Simpoziumit, që me demonstrim praktik u pa roli dhe rëndësia që ka Posta për shtetin e Kosovës.