U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Fakete Kadiu takoi kryetarin, Bekim Jashari

U.D. Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, znj. Fakete Kadiu, me bashkëpunëtoret e saj takoi kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari.

Në këtë takim mikpritës dhe mjaft konstruktiv, u diskutuan çështje të rëndësishme të bashkëpunimit që ka ndërmarrja jonë me Komunën e Skenderajt, ndërsa fokus i diskutimit ishte përmbushja e kërkesave të qytetarëve dhe bizneseve për shërbimet që i ofron Posta e Kosovës.

Gjatë takimit, U.D. Kryeshefja Kadiu, falënderoi kryetarin Jashari për realizimin e projekteve të përbashkëta që ka Posta e Kosovës me Komunën e Skenderajt në ofrimin e shërbimeve postare sa më afër ndaj qytetarëve drenicas.

Posta e Kosovës çdoherë me shërbime cilësore pranë shfrytëzuesve të saj!