fbpx

Këshilla për përdorimin e maskave në komunitet, gjatë kujdesit në shtëpi, dhe në mjediset e kujdesit shëndetësor në kontekstin e COVID-19

Ky dokument ofron këshilla të menjëhershme mbi përdorimin e maskave mjekësore në komunitete, në shtëpi dhe në institucione të kujdesit shëndetësor në zonat që kanë raportuar për shpërthime të COVID-19. Është i destinuar për profesionistët e shëndetit publik dhe të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit (PKI), menaxherët e kujdesit shëndetësor, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e shëndetit në komunitet. Do të rishikohet pasi më shumë të dhëna të bëhen të disponueshme.

Informacioni aktual sugjeron që rruga e transmetimit nga COVID-19 nga njeriu-te-njeriu është ose përmes piklave të frymëmarrjes ose kontaktit. Çdo person që është brenda 1 metri (në kontakt të ngushtë) të dikujt që ka simptoma të frymëmarrjes (p.sh. teshtitje kollitje, etj.) është në rrezik të ekspozohet ndaj piklave të frymëmarrjes potencialisht infektive.

Maskat mjekësore janë maska kirurgjikale ose procedurale që janë të sheshta ose të palosura/përthyera (disa janë në formë si kupa); ato janë të ngjitura/fiksuar në kokë me shirita.

Këshilla të përgjithshme

Bartja e një maske mjekësore është një nga masat parandaluese që mund të kufizojë përhapjen e disa sëmundjeve të frymëmarrjes, përfshirë COVID-19. Sidoqoftë, përdorimi i një maske vetëm është i pamjaftueshëm për të siguruar një mbrojtje të duhur, dhe masat e tjera gjithashtu duhet të adoptohen. Nëse përdoren maska, ato duhet të kombinohen me higjienën e duarve dhe masat e tjera të PKI-së për të parandaluar transmetimin nga COVID-19 nga njeriu-te-njeriu. OBSH ka zhvilluar udhëzime për kujdesin në shtëpi dhe mjediset e kujdesit shëndetësor në strategjitë e PKI-së për përdorim kur dyshohet për COVID-19.

Bartja e maskave mjekësore kur nuk sugjerohet mund të rezultojë në kosto të panevojshme dhe rëndime të prokurimit dhe të krijojë një ndjenjë të rreme të sigurisë që mund të çojë në neglizhencën e masave të tjera thelbësore, siç janë praktikat e higjienës së duarve. Më tej,

përdorimi i gabuar i maskës mund të pengojë efektivitetin e tij në zvogëlimin e rrezikut të transmetimit.

Ambientet e komunitetit

Individët pa simptoma të frymëmarrjes duhet:

· Shmangin grupe njerëzish dhe hapësira të mbyllura, të ngjeshura me njerëz;

· Të mbajnë distancë prej të paktën 1 metër nga çdo person me simptoma të frymëmarrjes (p.sh. Kollitje, teshtitje);

· Të mbajnë higjienën e duarve shpesh, duke përdorur bazë alkooli për fërkim duarsh nëse duart nuk janë dukshëm të ndyra ose sapun dhe ujë kur duart janë dukshëm të ndyra;

· Të mbulojnë hundën dhe gojën e tyre me bërryl të përkulur ose facoletë nëse kolliten ose teshtijnë, të hedhin facoletën menjëherë pas përdorimit dhe të kryejnë higjienën e duarve;

· Të përmbahen nga prekja e gojës dhe hundës.

Një maskë mjekësore nuk kërkohet për njerëzit që nuk janë të sëmurë pasi nuk ka dëshmi të dobisë së tij në mbrojtjen e tyre. Sidoqoftë, maska mund të vihen në disa vende, në përputhje me zakonet kulturore lokale. Nëse përdoren maska, duhet të ndiqen praktikat më të mira për mënyrën e bartjes, heqjes dhe hedhjes së tyre, si dhe për higjienën e duarve pas heqjes.

Individët me simptoma të frymëmarrjes duhet:

· Të bartin një maskë mjekësore dhe kërkojnë kujdes mjekësor sa më shpejt që të jetë e mundur nëse kanë temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje;

· Ndjekur këshillat më poshtë në lidhje me menaxhimin e duhur të maskave.

Kujdesi në shtëpi

OBSH rekomandon që të gjitha rastet e konfirmuara nga laboratori të izolohen dhe të kujdesen për ta në një institucion të kujdesit shëndetësor. OBSH rekomandon që të gjithë personat të dyshuar për COVID-19 të cilët kanë infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes të dërgohen në emergjencë në pikën e parë të kontaktit me sistemin e kujdesit shëndetësor dhe që trajtimi urgjent duhet të fillohet bazuar në ashpërsinë e sëmundjes. OBSH ka azhurnuar udhëzimet e trajtimit për pacientët me infeksion akut të frymëmarrjes të shoqëruar me COVID-19, i cili përfshin udhëzime për popullatat e cenueshme (p.sh., të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët). Në situata kur izolimi në një institucion të kujdesit shëndetësor nga të gjitha rastet nuk është i mundur, OBSH thekson ndarjen me prioritet të atyre me probabilitetin më të lartë të rezultateve të dobëta: pacientë me sëmundje të rëndë dhe kritike dhe ata me sëmundje të lehtë dhe rrezik për rezultate të dobëta (mosha> 60 vjeç, rastet me bashkë-morbiditete kronike, p.sh., sëmundje kronike kardiovaskulare, sëmundje kronike të frymëmarrjes, diabeti, kanceri).

Nëse të gjitha rastet e lehta nuk mund të izolohen në ambientet shëndetësore, atëherë ato me sëmundje të lehta dhe pa faktorë rreziku mund të kenë nevojë të izolohen në ambiente jo-tradicionale, siç janë hotelet, stadiumet apo gjimnazet e ri-përshtatura për qëllim tjetër, ku mund të qëndrojnë derisa të treten simptomat e tyre dhe testet laboratorike për virusin COVID-19 janë negativ. Përndryshe, pacientët me sëmundje të lehtë dhe pa faktorë rreziku mund të menaxhohen në shtëpi. Kujdesi në shtëpi gjithashtu mund të konsiderohet kur kujdesi spitalor nuk është i disponueshëm ose i pasigurt (p.sh. kapaciteti është i kufizuar, dhe burimet nuk janë në gjendje të plotësojnë kërkesën për shërbime të kujdesit shëndetësor).

Udhëzimet specifike të PKI-së për kujdesin në shtëpi duhet të ndiqen.

Personat me COVID-19 të dyshuar dhe simptoma të lehtë të frymëmarrjes duhet:

· Të mbajnë higjienën e duarve shpesh, duke përdorur bazë alkooli për fërkim duarsh nëse duart nuk janë dukshëm të ndyra ose sapun dhe ujë kur duart janë dukshëm të ndyra;

· Të mbajnë distancë prej të paktën 1 metër nga njerëzit e tjerë;

· Të përdorin një maskë mjekësore; maska duhet t’i jepet individit dhe të vihet për aq kohë sa të jetë e mundur, nëse mund të tolerohet, dhe të ndërrohet të paktën një herë në ditë. Personat të cilët nuk mund të tolerojnë një maskë mjekësore duhet të zbatojnë me rigorozitet higjienën e frymëmarrjes (d.m.th. Të mbulojë gojën dhe hundën me një facoletë kur kollitet ose teshtinë dhe ta hedhin menjëherë pas përdorimit, dhe më pas të kryejnë higjienën e duarve.)

· Të përmirësohet rrjedha e ajrit në hapësirën e tyre të jetesës duke hapur dritare dhe dyer sa më shumë që të jetë e mundur.

Kujdestarët ose ata që ndajnë hapësirën e jetesës me persona me simptoma të lehtë të frymëmarrjes dhe COVID-19 të dyshuar duhet:

· Të mbajnë higjienën e duarve shpesh, duke përdorur bazë alkooli për fërkim duarsh nëse duart nuk janë dukshëm të ndyra ose sapun dhe ujë kur duart janë dukshëm të ndyra;

· Të mbajnë një distancë prej të paktën 1 metër nga personi i prekur kur është e mundur;

· Të përdorin një maskë mjekësore kur janë në të njëjtën dhomë me personin e prekur;

· Të hedhin çdo material të kontaminuar me sekrecione të frymëmarrjes (facoletat) menjëherë pas përdorimit dhe më pas të kryejnë higjienën e duarve.

· Të përmirësojnë rrjedhën e ajrit në hapësirën e jetesës duke hapur dritare sa më shumë që të jetë e mundur.

Objektet e kujdesit shëndetësor

Individët me simptoma të frymëmarrjes duhet:

· Bartur një maskë mjekësore ndërsa presin në emergjencë ose zona të tjera dhe gjatë transportimit brenda objektit;

· Bartur një maskë mjekësore kur qëndrojnë në zona të dedikuara për raste të dyshuara ose të konfirmuara;

· Nuk duhet bartur maskë mjekësore kur izolohen në dhoma të vetme, por ata duhet të mbulojnë gojën dhe hundën kur kolliten ose teshtijnë me facoleta të flakshme. Facoletat duhet të hidhen siç duhet, dhe higjiena e dorës duhet të kryhet menjëherë pas kësaj.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet:

· Bartur një maskë mjekësore kur hyjnë në një dhomë ku pacientët me COVID-19 të dyshuar ose të konfirmuar pranohen;

· Përdorur një respirator të grimcave të paktën po aq mbrojtës sa N95-i certifikuar nga Instituti Kombëtar i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, standardi i Bashkimit Evropian FFP2, ose ekuivalent, kur kryeni procedura të gjenerimit të aerosolit, të tilla si intubimi trakeal, ventilimi jo-invaziv, trakeotomia, ringjallja kardiopulmonare, ventilimi manual para intubimit dhe bronkoskopia.

Menaxhimi i maskës

Nëse barten maska mjekësore, përdorimi dhe largimi i duhur është thelbësor për të siguruar që ato janë efektive dhe për të shmangur çdo rritje të transmisionit.

Informacioni i mëposhtëm për përdorimin e saktë të maskave mjekësore vijon nga praktikat në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

· Vendoseni maskën me kujdes, duke siguruar që të mbulojë gojën dhe hundën, dhe lidhni atë në mënyrë të sigurt për të minimizuar çdo boshllëk midis fytyrës dhe maskës.

· Shmangni prekjen e maskës gjatë vendosjes.

· Hiqni maskën duke përdorur teknikën e duhur: mos e prekni pjesën e përparme të maskës, por zgjidheni atë nga pas.

· Pas heqjes ose sa herë që një maskë e përdorur preket pa dashje, pastroni duart duke përdorur lëng me bazë alkooli për fërkim të duarve ose sapun dhe ujë nëse duart janë dukshëm të ndyra.

· Zëvendësoni maskat sapo të bëhen të lagështa me një maskë të re të pastër dhe të thatë.

· Mos i përdorni përsëri maskat për-një-përdorim.

· Hidhni maskat për-një-përdorim pas çdo përdorimi dhe largoni ato menjëherë pas heqjes.

Maskat prej rrobave (p.sh. pambuku ose garzë) nuk rekomandohen në asnjë rrethanë.

© World Health Organization 2020 – OBSH vazhdon të monitorojë nga afër situatën për çdo ndryshim që mund të ndikojë në këtë udhëzim të përkohshëm. Nëse ndonjë faktor ndryshon, OBSH do të lëshojë një azhurnim të mëtejshëm. Përndryshe, ky dokument i përkohshëm udhëzues do të skadojë 2 vjet pas datës së publikimit.

 

file:///C:/Users/lcetta/Downloads/WHO-2019-nCoV-IPC_Masks-2020.2-eng.pdf

 

Udhëzim i përkohshëm

19 Mars 2020 OBSH