Në dërgesat postare ndalohen:

  1. Përveç dërgesave postare me vlerë të deklaruar, në përmbajtjen e dërgesave të tjera të postës së letrave apo kolive të thjeshta ndalohen monedha e kartëmonedha të çdo lloji, kartela banke, sende ari, argjendi, gur të çmuar, bizhuteri e sende të tjera të çmueshme, si çeqe, bileta udhëtimi dhe sende të tjera me vlerë.
    b. Lëndë plasëse, djegëse, helmuese, lëndë narkotike dhe psikotrope, lëndë biologjike e radioaktive, kafshë të gjalla, si dhe sende të tjera të turpshme dhe imorale.
    c. Sende të çmueshme dhe çdo lloj materiali e malli, të cilat janë të ndaluara të importohen ose të qarkullojnë në vendin e destinacionit, apo janë të përcaktuara me ligjin për doganat.
    d. Mallra dhe sende që për nga natyra e tyre apo nga ambalazhimi, mund të paraqesin rrezik për jetën e punonjësve të Postës, që ndotin apo prishin dërgesat tjera ose pajisjet postare në përdorim.

Mallrat e ndaluara për tu dërguar me koli:

  1. Mallra dhe sende që për nga natyra e tyre apo nga ambalazhimi, mund të paraqesin rrezik për jetën e punonjësve të Postës, që ndotin apo prishin kolitë e tjera ose pajisjet postare në përdorim.
    b. Lëndët narkotike ose substancat psikotrope.
    c. Kafshët e gjalla kur nuk është e mundur të sigurohet transporti i tyre si për brenda dhe jashtë Kosovës.
    d. Materiale plasëse, djegëse, ose lëndë të tjera të dëmshme.
    e. Lëndë radioaktive.
    f. Dërgesa të turpshme ose imorale.
    g. Mallra dhe sende të tjera të përcaktuara në ligjin për doganat.
    h. Mallra dhe sende të tjera, të cilat janë të ndaluara të importohen ose të qarkullojnë në vendet e destinacionit jashtë Kosovës.

Është e ndaluar të futen në brendi të kolive pa vlerë të deklaruar brenda dhe jashtë Kosovës:

a. Pjesë monedhash e kartë monedhash të ndryshme.
b. Kartela banke, të pagueshme.
c. Sende platini, ari ose argjendi të përpunuar ose jo.
d. Gurë të çmueshëm, bizhuteri ose çdo send tjetër i çmueshëm.