Posta e Kosovës ka lansuar shërbimin më të ri për konsumatorë ,,Dërgesat Online ” duke ju përshtatur nevojave të tregut, zhvillimit të teknologjisë dhe nevojës për ofrimin e shërbimeve të reja. Ky shërbim u dedikohet kryesisht kompanive të cilat merren me shitjen e produkteve online. Shërbimi do të realizohet brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

Dërgesat online brenda territorit të Kosovës

Për dallim nga shërbimet standarde që ofrohen nga Posta e Kosovës me peshë (gram) ky shërbim do të aplikohet duke u bazuar në dimensione të dërgesave:

Dimensionet /cm

Çmimi

Deri në 60 x 60 x 60

2.00 Euro

Dërgesat për këtë shërbim mund të pranohen me peshë max deri 30 kg.

Pranimi i pakos mund të bëhet në secilën zyre postare nga ora 08:00 deri 21:00 shtatë dite javë. Punëtorët tonë të cilët punojnë në sportele ku bëhet pranimi i pakove do të jenë të gatshëm të japin edhe sqarime shtese sipas nevojës në lidhje me këtë shërbim .

Në raste kur sasia për shpërndarje është më e madhe ju do të kontaktoni zyrtarin nga Posta e Kosovës të regjionit përkatës (që do te caktohet pas nënshkrimit të kontratës) dhe zyrtari përgjegjës nga Posta e Kosovës do të bëjë pranimin e sasisë për shpërndarje dhe organizimin e distribuimit të dërgesave deri në destinacion.

Pranimi i porosisë (përmes formës elektronike ose telefonit) dhe dërgesës bëhet deri ora 16:00. Afati i shpërndarjes së këtyre dërgesave brenda regjionit është D+1 (dita e pranimit deri + 24 h), ndërsa dërgesat jashtë regjionit (viset rurale) është D+24 – 48 h (dita e pranimit 24 – 48 h), eventualisht tentohet edhe pas 48 orëve nese pala nuk gjendet në adresë te destinimit dhe kërkon që dërgesa të ruhet deri në një përgjigje për pranimin e tyre.

 

Inkasimi i Faturave

Ky lloji shërbimi kryhet nga Posta e Kosovës për konsumatorët që kanë kontratë me Postën e Kosovës për shpërndarjen e këtyre dërgesave sipas kërkesës së konsumatorëve.

Inkasimi i të hyrave mund të bëhet vetëm për dërgesat brenda territorit të vendit tonë. Tarifa shtesë për inkasimin e të hyrave nuk do të këtë por transaksionin bankar e bartë konsumatori e jo Posta e Kosovës. Shuma më e lartë për inkasimin e një faturë nuk duhet të kalojë shumën prej 500 €.

Barazimet në mes të Postës së Kosovës dhe konsumatorit të kontraktuar për këto shërbime bëhet në baza dekadore dhe në raste të caktuara sipas marrëveshjes në mes të Postës së Kosovës dhe konsumatorit. Barazimet Posta e Kosovës i bën duke ndalur shumën për shërbimin postar që i takon Postës së Kosovës në bazë të çmimores dhe pjesën tjetër që inkason si të hyra nga faturat e konsumatorit ti rimbursojë në llogarinë e paraqitur nga ana e konsumatorit.

 

Pranimi i dërgesave – Refuzimi i tyre

Dorëzimi i dërgesave bëhet,pasi punonjësi i postës të sigurohet për identitetin e marrësit, pasi ai ka paraqitur dokumentet zyrtare të njohura me ligje për identifikim. Klienti nuk mund të bëjë hapjen e dërgesës pa e bërë pagesën dhe nënshkrimin për pranimin e saj ,ngase në këtë rast Posta e Kosovës është vetëm ndërmjetësuese ose kryese e shërbimit postar dhe nuk është pjesë e marrëveshjes në mes të biznesit të caktuar dhe klientëve të tyre.

Dërgesat e refuzuara nga ana e konsumatorëve – palës së tretë, Posta e Kosovës do ti kthejë në kohën më optimale te porositësi i shërbimit dhe për këto dërgesa në kthim nuk do të kenë tarife shtesë. Bashkangjitur do të ketë arsyetimin për refuzimin e dërgesës nga ana e konsumatorit.

 

Dërgesat online jashtë territorit të Kosovës

Posta e Kosovës Sh.A., e ofron shërbimin dërgesat online për bizneset të cilat dëshirojnë ti dërgojnë mallërat te klientët e tyre jashtë territorit të Kosovës. Pesha maksimale e dërgesave online është 2 kg. Afati i shpërndarjes së këtyre dërgesave varësisht nga zona është 3 (tre) deri në 7 (ditë) ditë pune – duke mos e llogaritur ditën e pranimit dhe festat në shtetin e destinimit. Janë të ndaluara dërgesat e postës së letrave që nuk plotësojnë kushtet e parashikuara në udhëzimin administrativ Nr. 2005/4/02. Varësisht nga dërgesa, ambalazhimi duhet të jetë adekuat në mënyrë që të mos dëmtohet malli apo dërgesat tjera. Dërgesat i nënshtrohen procesit të doganimit në vendet e destinimit varësisht nga përmbajtja.

 

Dërgesat online – Trafiku Ajror (çmimorja)

Shkalla Pesha

Çmimi

I Deri – 100 gr

1.50 €

II 101 gr – 250 gr

2.60 €

III 251 gr – 500 gr

4.50 €

IV 501 gr – 1000 gr

8.50 €

V 1001 gr – 1500 gr

11.10 €

VI 1501 gr – 2000 gr

15.60 €

Lista e shteteve për të cilat vlen çmimorja
1 AUSTRI 20 ÇEKI
2 BELGJIKË 21 QIPRO
3 BULLGARI 22 GREQI
4 KANADA 23 TURQI
5 ZVICËR 24 DANIMARKË
6 GJERMANI 25 SLLOVENI
7 SPANJË 26 BOSNE-

HERCEGOVINË

8 FRANCË 27 SERBI
9 ANGLI 28 SUEDI
10 KROACI 29 KINË
11 HUNGARI 30 KOREA
12 IZRAEL 31 ALGJERI
13 ITALI 32 FINLANDË
14 HOLANDË 33 IRLANDË
15 NORVEGJI 34 TAILANDË
16 POLONI 35 SINGAPOR
17 RUMANI 36 HONG KONG
18 RUSI 37 MAQEDONI
19 U.S.A

Kontaktet : tel 038 534 478 ; 038 534 779

E-mail :shitja_pk@postakosoves.com;info@postakosoves.com

Posta e Kosovës gjithmonë në shërbimin tuaj!