Posta Direkte

Posta e Kosovës SH.A. përveq shërbimeve tjera postare për konsumatorët ofron edhe  shërbimin “Posta Direkte”. Përmes këtij shërbimi ne ofrojmë zgjidhje për të ju ndihmuar juve dhe kompanisë tuaj që mesazhi juaj i marketingut të arrijë  lehtë, shpejtë dhe lirë deri te audienca të cilën ju e synoni.

Në botën e biznesit ku konkurrenca është duke u rritur dita ditës shërbimi “Posta Direkte” përfaqëson një mjet të fuqishëm të marketingut të çdo kompanie të interesuar që ti përmirësojë dhe ti rrisë shitjet, ti mbajë klientët e vjetër dhe ti tërheqë klientët e rinj potencial.

 “POSTA DIREKTE” është lloj i dërgesës e cila përmban një mesazh identik në formë të materialeve promovuese (fletushka, broshura, katalogje, reklama, gazeta promovuese dhe revista) që u dërgohet shumë konsumatorëve njëkohësisht dhe nuk ka karakter të korrespodencës personale. Përmes shfrytëzimit të  shërbimit “POSTA DIREKTE”  zhvilloni marrëdhëniet me klientët ekzistues, zbuloni klientët potencialë, njoftoni klientët me produket apo shërbimet e reja, rritni vëllimin e shitjes, filloni një biznes të ri etj.

– Çmimorja për postë direkte

 Posta direkte
Sasia vjetore
Sasia/pesha 0-20 gr 21-50 gr 51-100 gr
deri   5.000 copë 0.05 0.08 0.12
5.001-15.000 copë 0.04 0.07 0.10
15.001- 30.000 copë 0.035 0.06 0.09
30.001 -50.000 copë 0.03 0.05 0.08
mbi 50.000 copë 0.015 0.018 0.02

Kompanitë e  mëdha e të vogla (publike dhe private) që operojnë në territorin e Kosovës mund të jenë shfrytëzuese të shërbimit “POSTA DIREKTE” përmes lidhjes së kontratës në Drejtorinë për Shitje adresa: Drejtoria e Shitjes dhe Marketingut PK – Sh.A.  Posta 1 Kati i 2-të Rr.”Nëna Terezë” 12000 FUSHË KOSOVË.

Qendra për pranimin e porosisë për shpërndarje  për tërë territorin e Kosovës  është QTP – Prishtinë dhe regjionet sipas kërkesës së klientit. Klienti e njofton Postën për porosinë përmes numrave të telefonit të cekur në kontratë si vijon:

  1. Për regjionin e Prishtinës 12 orë më herët dhe
  2. Për regjionet jashtë Prishtinës 24 orë më herët.
  3. Marrja e porosisë së klientëve nga ana e Postës është nga ora 07.00-18.00.
  4. Nëse kërkesa e klientit (biznesit) për shpërndarje të reklamave, broshurave etj. është brenda regjionit ku ushtron veprimtarinë atëherë klienti bën porosinë në ZP Qendrore në po atë regjion dhe shpërndarja kryhet direkt nga regjioni.
  5. Nëse kërkesa e klientit (biznesit) për shpërndarje të reklamave, broshurave etj. është për gjithë territorin e Republikës së Kosovës atëherë klienti bën porosinë për shpërndarje në QTP – QTP shpërndan porosinë me sasi për regjione sipas kërkesës së klientit përmes regjioneve,ZP dhe shpërndarësve (postierëve)në pjesët qendrore dhe rurale të Kosovës.
  6. Shërbimi kryhet në afatin 24-48h për regjionet varësisht nga destinacioni dhe 48 -72h për zonat rurale, varësisht nga destinacioni.
Dërgesat nga porositë online

Posta e Kosovës ka lansuar  shërbimin më të ri për konsumatorë ,,Dërgesat Online ” duke ju përshtatur nevojave të tregut, zhvillimit të teknologjisë dhe nevojës për ofrimin e shërbimeve të reja.
Ky shërbim u dedikohet kryesisht kompanive të cilat merren me shitjen e produkteve online. Ky  shërbimi realizohet brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

Posta e Kosovës Sh.A. në vazhdën e avancimit të shërbimeve të saj, të përkushtimit maksimal në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj, përveç shërbimeve tjera postare për konsumatorët ofron shërbimin e ri “TRANSPORTI PËR JU”.

Posta e Kosovës Sh.A. si operatori publik postar me potencialin më të madh në vend me burime të fuqishme ekonomiko-financiare, me një rrjet zyrash postare dhe linjash transporti që mbulon të gjithë territorin e Kosovës, në këtë rast përmes shërbimit “TRANSPORTI PËR JU” do t’iu mundësojë konsumatorëve që në mënyrë të lehtë, të shpejtë, të sigurt dhe më të lirë t’i kryejnë shërbimet e transportit, në çdo ditë të javës, si partner i besueshëm dhe afatgjatë për transportin e mallrave të tyre.

“TRANSPORTI PËR JU” është shërbim që iu dedikohet të gjitha kompanive të mëdha e të vogla (publike dhe private) që operojnë në territorin e Kosovës, si shërbim shtesë për të mundësuar transportin e mallrave të tyre tek partnerët dhe konsumatorët e vet.

Pulla komerciale

Posta e Kosovës në kuadër të  përkrahjes së bizneseve vendore lason “Pullën komerciale”.

Ky produkt mundëson promovimin e bizneseve të mesme dhe të vogla që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Përmes pullës komerciale, enkas të dizajnuar për konsumatorin, përpos komunikimit me postë tradicionale, prezantohet dhe afirmohet brendi i kompanive të interesuara.

Pulla komerciale mund të përmbajë edhe një pjesë të veprimtarisë së bizneseve të interesuara.

Një mundësi shtesë marketingu për biznese me pullë komerciale.

Posta Hibride

Ofertë për shërbimin “Posta Hibride”

Në kuadër të shërbimeve që i ofron Posta e Kosovës ju mund të shfrytëzoni edhe shërbimin “Posta Hibride”.

Çka është shërbimi “Posta Hibride”?

  • Posta Hibride është kombinim i shërbimeve tradicionale postare dhe postës elektronike d.m.th. është lidhje në mes teknologjisë më moderne dhe asaj klasike. Qëllimi kryesor i Postës Hibride është përpunimi i informacioneve, shtypja, palosja dhe shpërndarja e dërgesës në afat sa më të shkurtër kohor në destinacionin e dëshiruar të konsumatorit. Përmes shfrytëzimit të shërbimit “Posta Hibride” ju përfitoni:
    • Kryerjen e të gjitha procedurave në një vend – (dizajnim, shtypje, palosje, zarfim, shpërndarje, etj);
    • Pranimin e raportit ku përfshihen të dhënat mbi dorëzimin e dërgesave te klientët tuaj (ndërrimi i adresave, refuzimi, vdekja e klientit, etj).
Fahu postar

 

Fahu Postar

Posta e Kosovës Sh.A. përveç shërbimeve tjera postare, për konsumatorët ofron edhe shërbimin “Fahu Postar”. Përmes shërbimit “Fahu Postar”ne ofrojmë zgjidhje për të ju ndihmuar juve apo kompanisë suaj që dërgesat tuaja të grumbullohen në një vend të sigurtë, ku mund të keni qasje vetëm ju apo personi juaj i besueshëm, të cilin ju e autorizoni.

Fahu Postar është një kuti me adresë, e cila është e vendosur në ambientet e zyrave postare. Zyrat komunale postare e ofrojnë kutinë postare – Fahun Postar me qira për individë apo biznese në baza mujore apo vjetore, varësisht nga kërkesa e konsumatorëve.

Shërbimi “Fahu Postar” është shërbim, i cili iu mundëson konsumatorëve, qoftë fizik apo juridik pranimin e dërgesave në një vend të caktuar. Konsumatorët e Postës së Kosovës, që marrin sasi të mëdha dërgesash postare nga vendi apo bota, gjithashtu edhe konsumatorët, të cilët nuk disponojnë adresë të përhershme, kanë mundësi që në marrëveshje me Postën e Kosovës të sigurojnë “Kutinë Postare” – “Fahun Postar” me një pagesë mujore apo vjetore. “Kutia Postare” – “Fahu Postar” e ka numrin e caktuar, në të cilën për çdo ditë grumbullohen korrespodencat apo dërgesat postare të konsumatorit. Konsumatori e merr korrespodencën e vet të letrave kur të dëshiron në kutinë e vet postare, brenda orarit të punës së PK-së. Zyrat postare e pajisin konsumatorin me numër të Kutisë Postare – Fahut Postar dhe më çelësin e kutisë. Shfrytëzuesit e shërbimeve postare, qofshin ata persona fizik apo juridik, mund të kërkojnë që dërgesat e postës së letrave të thjeshta dhe lajmërimet për arritjen e dërgesave të tjera të regjistruara që arrijnë në adresë të tyre, të vendosen në një kuti (fah) postare duke parapaguar sipas tarifave të caktuara në tarifat postare.

Ekzistojnë dy lloje të kutive postare:

Kuti postare me çelës që u jepet të interesuarve, e që janë të vendosura në sallat e shërbimit të Postës me mundësinë që i pajtuari në çdo kohë të hyjë në Postë brenda orarit të punës të zyrës së Postës dhe të ketë mundësi të hapi kutinë e tij postare dhe të tërheq dërgesat postare të arritura në adresë të tij.

Kutitë postare të hapura u jepen kryesisht institucioneve, organizatave, shoqatave të ndryshme etj. Këto kuti postare janë të vendosura në ambientet e brendshme të shërbimit postare. Në këtë rast, dërgesat postare mund të merren vetëm nga personi i autorizuar me shkrim nga poseduesi i kutisë postare. I autorizuari duhet të paraqet në çdo kohë autorizimin, formularin ” P-15” për tërheqjen e dërgesave postare.

Mënyra e sigurimit të Kutisë Postare – Fahut Postar

Shfrytëzuesi i shërbimeve që kërkon në shfrytëzim një kuti postare, duhet të vërtetojë identitetin e tij me anë të ndonjë dokumenti zyrtar. Kërkesa për të marrë një kuti postare paraqitet në formularin “P-16”. Me pranimin e kërkesës, konsumatorit i dorëzohet çelësi i kutisë postare.

Çmimi i Kutisë Postare

Pas plotësimit të formularit “P-16” apo lidhjes së marrëveshjes në mes të Postës së Kosovës dhe konsumatorit,varësisht nga marrëveshja konsumatori merr në shfrytëzim një apo më shumë Kuti Postare – Faha Postar, me çmimin si vijon:

  • Nëse marrëveshja është mujore ajo është e përcaktuar 1€ (një euro) për muaj.
  • Nëse marrëveshja është vjetore është përcaktuar 12€ (dymbëdhjetë euro) për 1 vit.

Pasi që Kutia Postare – Fahu Postar është kuti private, Posta e Kosovës garanton se do të shfrytëzohet vetëm nga personi i autorizuar, i cili e posedon çelësin dhe kutinë. Çdo gjë është e sigurt dhe konfidenciale.

Na shkruani në: shitja_pk@postakosoves.com

Zyrat postare – ku mund të keni një Fah Postar

Nr Zyra Postare Komuna
1 Prishtinë 05 Prishitne
2 Prishtinë 23 Prishitne
3 Besianë Besiane
4 Fushë Kosovë 1 Fushë Kosovë
5 Drenasi 1 Drenas
6 Lypjani 1 Lypjani
7 Prizreni 3 Prizren
8 Rahovec 1 Rahovec
9 Peja 1 Peja
10 Klinë Klinë
11 Istog Istog
12 Gurrakoc Istog
13 Banja e Pejës Istog
14 Mitrovica 1 Mitrovicë
15 Vushtrri 1 Vushtrri
16 Skenderaj 1 Skenderaj
17 Gjakova 1 Gjakovë
18 Deçani 1 Deçan
19 Junik Junik
20 Gjilani 1 Gjilan
21 Ferizaji 1 Ferizaj