Në mbështetje të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe autorizimeve të dhëna nga Bordi i Drejtorëve të PK Sh.A., e me qëllim të trajtimit të drejtë, si dhe sigurimit të mundësive më të mira për të krijuar të hyra nga palët/konsumatorët e ndryshëm përmes ofrimit të shërbimit për mbledhjen e pagesave në forma digjital dhe përmes pajisjeve nga operatorët e licencuar në zyrat postare të Postës së Kosovës, Kryeshefja Ekzekutiv nxjerr këtë:
SHPREHJE TË INTERESIT PËR BASHKËPUNIM:
KUSHTET DHE KRITERET E PK SH.A. PËR OFRIMIN E MUNDËSIVE TË BASHKËPUNIMIT PËR SHËRBIMIN E MBLEDHJES SË PAGESAVE PËRMES FORMËS DIGJITALE DHE TË PAJISJEVE NË ZYRAT POSTARE
- Posta e Kosovës Sh. A., ofron mundësi bashkëpunimi për mbledhjen e pagesave në formën digjitale dhe përmes pajisjeve në zyrat postare të Postës së Kosovës.
- Posta e Kosovës Sh. A., duke u mbështetur në mundësitë afariste me interes të ndërsjellë për palët e interesuara, e duke marrë për bazë trendet e zhvillimeve në treg, ofron bashkëpunim sipas kritereve në vijim:
Kriteret |
Përqindja e provizionit për PK Sh. A. | E negociueshme (Numri i integrimeve digjitale apo pajisjeve) Funskionimi i tyre. | Përdorimi i metodave lokale dhe ndërkombëtare të pagesave | Të tjera |
Provizioni me i ulët për transaksion | Shtrirja/mbulueshmëria në ZP të PK SH.A. Funksionimi i tyre me GPS, Cable etj. | Përdorimi sa më i gjerë i metodave te pagesave. | Të tjera |
- Këto kritere do të prezantohen sipas rregullave të PK Sh.A., me qëllim të sigurimit të mundësive të bashkëpunimit me të gjitha institucionet financiare/bankat e licencuara në Republikën e Kosovës.
- Posta e Kosovës ka rrjetin e zyrave postare gjithandej Republikës së Kosovës (137 sosh) të shpërndara në shtatë Regjione (në këtë rast nuk e kemi target mbledhjen e pagesave digjitale apo përmes pajisjeve tjera në çdo zyre postare), gjithnjë duke i respektuar ligjet dhe rregulloret që e mbulojnë këtë veprimtari, si dhe mundësinë më të favorshme komerciale nga ky aktivitet biznesor.
Për: Konsumatorët/Operatorin Ekonomik
|
1. KOHËZGJATJA E KONTRATËS |
Tri (3) vjeçare, me mundësi vazhdimi për periudhën vijuese.
2. PAGESA E KOMISIONEVE |
Qëllimi i Postës së Kosovës është ruajta e provizioneve aktuale, mundësi më të mira për klientët që nuk paguajnë me cash/Presim ofertat nga institucionet e ndryshëm.
3. SOFTUERËT, FORMULARËT DHE TRAJNIMET |
Operatorët ekonomik, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, duhet të sjellin dhe do t’i instalojnë të gjitha metodat e mbledhjes së pagesave FALAS në PK Sh. A., si dhe do ta bëjnë trajnimin e stafit falas.
OE obligohet të autorizojë personat përgjegjës rreth qasjes dhe mirëmbajtjes për mbledhjen e pagesave digjitale apo përmes pajisjeve, duke përfshi këtu pjesën që ka të bëjë me TI-në, funksionimin e tyre, dhe kujdesin ndaj klientit.
4. Licenca për operim |
Operatori ekonomik duhet të posedojë dhe ta prezantojë licencën për ushtrimin e veprimtarisë “për mbledhjen e pagesave”.
Gjithashtu, duhet të sigurojë kapacitetin dhe mundësinë e vendosjes së numrit të caktuar të pikave për mbledhje e pagesave.
Fillimi i implementimit për mbledhjen e pagesave në formë digjitale duhet të fillojë së implementuari jo më shumë se 30 ditë, nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në zyrat e Postës së Kosovës sipas kërkesës së PK-së.
|
Operatori Ekonomik duhet të zhvillojë marketing:
- Marketing në media elektronike – Reklama televizive.
- Shenja (reklama) për çdo lokacion, ku mund të paguhen pagesat.
- Si dhe shenjë ndriçuese, fletë-ngjitëse, etj, varësisht nga kushtet juridike dhe aprovimi nga ana e KE i PK Sh.A.
Kompanitë e interesuara mund të dërgojnë ofertat e tyre në e-mailin: partneritet@postakosoves.com deri më datë 16.02.2024.