Në mbështetje të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe autorizimeve të dhëna nga Bordi i Drejtorëve me Rregulloren për marrjen dhe dhënien me qira të objekteve, pronave dhe hapësirave të PK Sh.A., shfrytëzimi i hapësirave do të bëhet me qëllim të trajtimit të drejtë, si dhe sigurimit të mundësive më të mira për të krijuar të hyra, duke ofruar me qira hapësirat e lira nëpër objekte. Bazuar në rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi, Posta e Kosovës Sh.A. nxjerr këtë:

OFERTË PËR LËSHIMIN E HAPËSIRAVE ME QIRA

KUSHTET DHE KRITERET E PK SH.A. PËR LËSHIMIN E HAPËSIRAVE ME QIRA

  • Hapësirat, të cilat janë ofertuar për qiradhënie, gjenden në katin përdhes të objekteve. Qasja deri tek hapësira për qiradhënie (e cila ka hyrje të veçantë) apo do të bëhet përmes hyrjes kryesore dhe hapësirës së korridorit të përbashkët me PK Sh.A. (kjo hapësirë nuk është e përfshirë në qira).
  • Hapësirat për qiradhënie ndodhen në qendër të qytetit dhe me qasje në rrugë kryesore.
  • Qiramarrësi do ta ketë të drejtën që në hapësirën e marrë me qira të bëjë përmirësime, meremetime dhe adaptime shtesë (duke mos rrezikuar për asnjë moment konstruksionin dhe stabilitetin e objektit), investime të cilat do të mbulohen nga vet qiramarrësi.
  • Të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me shpenzimet e rrymës, ujit dhe shërbimet tjera komunale, do të paguhen nga qiramarrësi konform përpjesëtimit të shfrytëzimit të objektit apo nëse lejojnë kushtet teknike të jenë të ndara në orëmatës të veçantë.
  • Të gjithë të interesuarit do ta kenë mundësinë që paraprakisht t’i vizitojnë objektet dhe t’i verifikojnë sipërfaqet e hapësirave.

  

                Lista e objekteve dhe hapësirave për qiradhënie

Emërtimi i Objektit Adresa Sipërfaqja (m2) Çmimi për m² (i negociuar)  Vërejtje
Objekti i Postës Przren  Rr. Adem Jashari pn

43

Kati përdhes
Objekti i Postës Suharekë 560 Brigada 123

116

Kati përdhes

 

Sqarim për llojin e veprimtarisë:

Ofertuesit që nuk do të kualifikohen janë ata të cilët ushtrojnë veprimtaritë si më poshtë:

  1. Ato veprimtari, të cilat ofrojnë shërbime konkurruese që i ofron Posta e Kosovës (shërbime postare, telekomunikuese, institucionet financiare jo bankare),
  2. Ato veprimtari, të cilat mund të jenë të dëmshme ose të cilat ndikojnë negativisht në imazhin e Postës së Kosovës,
  3. Ato veprimtari, të cilat janë në kundërshtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës.

Kriteret:

  1. Afati kohor i kontratës i negociuar, përparësi do të kenë ofertat me afatet më të gjata.
  2. Si qiramarrës do të përzgjidhet ofertuesi që ofron vlerën më të madhe për m² për secilin objekt.
  3. Një komision i themeluar nga PK Sh.A. do ta bëjë vlerësimin dhe përzgjedhjen e ofertave më të mira dhe më të favorshme.
  4. Afatet dhe kushtet e pagesës do të jenë konform negociatave të zhvilluara.

Dokumentet e nevojshme:

Personat fizikë, të cilët marrin pjesë, duhet të bashkëngjisin këto dokumente:

  • Një dokument identifikues (letërnjoftim, pasaportë apo patentë shofer valid)
  • Oferta duhet të dorëzohet e mbyllur.

Personat juridik, të cilët marrin pjesë duhet të bashkëngjisin këto dokumente:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit me informata mbi biznesin,
  • Numrin fiskal.
  • Oferta duhet të dorëzohet e mbyllur.

 

Kontakti: +383 38 534779

shitja_pk@postakosoves.com

info@postakosoves.com