Në mbështetje të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe autorizimeve të dhëna nga Bordi i Drejtorëve me qëllim të ndërtimit të  partneritetit strategjik me Kompani Korrierë për dërgesat e shpejta (ekspres) ndërkombëtare në shkuarje, trajtimit të drejtë dhe sigurimit të mundësive të barabarta për pjesëmarrësit, Posta e Kosovës shpallë këtë:

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT

 

KUSHTET DHE KRITERET E POSTËS SË KOSOVËS PËR OFRIMIN E MUNDËSIVE TË BASHKËPUNIMIT ME KOMPANI KORRIERË PËR DËRGESAT E SHPEJTA (EKSPRES) NDËRKOMBËTARE NË SHKUARJE

  1. Hyrje

Posta e Kosovës si ofruesi publik i shërbimeve postare në Republikën e Kosovës është e përkushtuar për të  fuqizuar pozicionin e saj në sektorin e shërbimeve postare ndërkombëtare.

Operatori publik postar Posta e Kosovës  me një shtrirje të gjerë të rrjetit postar në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe zonat më të thella rurale,  përvojën e gjate ne ofrimin e shërbimeve dhe kapacitetet logjistike më të mëdha për pranimin e dërgesave postare ne çdo pjese të Kosovës. Bazuar në këto përparësi kërkon të ndërtojë një partneritet strategjik me kompani korrierë ndërkombëtare, për transportin dhe shpërndarjen e dërgesave të shpejta (ekspres) ndërkombëtare nga Kosova në shtete të tjera në botë (në shkuarje).

  1. Qëllimi

Qëllimi i kësaj shprehjeje të interesit është identifikimi i partnerëve të besueshëm dhe me përvojë të gjatë në fushën e transportit ndërkombëtar të cilët kanë kapacitete operative, rrjet global dhe përvojë të dëshmuar në ofrimin e shërbimeve të dërgesave ekspres ndërkombëtare në shkuarje, të cilët mund të ofrojnë klientëve të Postës së Kosovës zgjidhje efektive, shpërndarje të sigurt dhe me çmime konkurruese të dërgesave postare ndërkombëtare në shkuarje/eksport.

Ftojmë kompanitë korrierë të interesuara të cilat kanë përvojë dhe kapacitete logjistike në ofrimin e shërbimeve postare ndërkombëtare të shpejta në shkuarje, që të shprehin interesin për bashkëpunim.

  1. Kërkesat e Postës së Kosovës ndaj Operatorëve Postar Ndërkombëtar
  • Përvojë e dokumentuar ofrimin e shërbimeve të dërgesave të shpejta eksportuese ndërkombëtare nga Kosova për në botë.
  • Të jenë operatorë të licencuar për shërbime ekspres nga ARKEP.
  • Të kenë rrjet operativ të shtrirë në shumë shtete/kontinent (të bashkëngjitet lista e shteteve ku ofrohet shërbimi i ekspres ndërkombëtar).
  1. Përvoja dhe kapaciteti i Postës së Kosovës

Posta e Kosovës është operatori publik postar me përvojë më të gjatë në Kosovë dhe kapacitete teknike dhe operacionale për të ofruar shërbime postare cilësore. Posta e Kosovës operon me 166 zyra postare të shpërndara në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ka kapacitete për pranim,  përpunim dhe shpërndarje të dërgesave postare në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt duke përmbushur standardet e cilësisë së shërbimeve postare dhe siguruar që shërbimi të jetë më afër konsumatorëve.

  1. Obligimet e Postës së Kosovës
  • Kryejë pranimin postar fillestar të dërgesave ekspres ndërkombëtare në shkuarje.
  • Sigurojë verifikimin bazik postar (peshë, dimensione, përmbajtje e lejuar).
  • Integrojë shërbimin ekspres ndërkombëtar në shkuarje në ofertën e saj komerciale.
  • Promovojë shërbimin ndërkombëtar ekspres në shkuarje përmes kanaleve të veta (sportele, web, materiale informuese).
  • Informojë klientët për kushtet, afatet dhe destinacionet e mbuluara me shërbimin ekspres ndërkombëtar në shkuarje.
  • Organizojë procesin e pranimit dhe dorëzimit të dërgesave të shërbimit ekspres ndërkombëtar në shkuarje te kompania korrierë, sipas marrëveshjes së arritur.
  1. Operatorët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret minimale si më poshtë:
  • Të posedojnë sisteme të avancuara të gjurmimit (tracking & tracing).
  • Të posedojnë kapacitete teknike dhe logjistike për trajtimin e dërgesave ekspres ndërkombëtare (plikot, konota, ambalazhimin).
  • Regjistrim të rregullt dhe status aktiv ligjor (certifikatë e regjistrimit të biznesit në ARBK dhe certifikatë e licencimit nga ARKEP).
  • Të shpërndajnë dërgesat 24-48 orë në Evropë dhe 48-72 orë në Kontinentet e tjera.
  1. Procedura e aplikimit

Operatorët postar ndërkombëtar duhet të paraqesin:

  •  Informacion mbi kompaninë dhe përvojën relevante.
  •  Profilin kompanisë dhe dokumentet ligjore.
  •  Rrjetin e shtrirjes në shtete, kontinente në mbarë botën dhe kohën për shpërndarjen e dërgesave të shpejta (ekspres) sipas zonave të shteteve.
  •  Çmimoren dhe propozimin apo konceptin e bashkëpunimit lidhur me modelin e ndarjes së të ardhurave/ për Postën e Kosovës, i cili do të formalizohet në marrëveshje të veçantë.
  •  Referenca të klientëve të mëparshëm.
  •  Të dhënat e kontaktit dhe adresën e tyre.
  1. Afati për dorëzimin e ofertave:

Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen deri më datën 10.04.2026 përmes emailit: partneritet@postakosoves.com ose në formë fizike në adresën:

Shenim: Shprehjet e interesit

Postës së Kosovës sh.a.

Adresa: Rr. ‘’28 Nëntori ’’ nr 4. Zyra e Arkivës,

10.000  Prishtinë

Republika e Kosovës